Pasi Kuvendi pardje me 62 vota “për” dhe asnjë “kundër” dhe të “abstenuar” ia votoi besimin Qeverisë, Kryeministri Zoran Zaev dje deklaroi se besimi i fituar është ndër për atë, po porositi se me këtë rritet edhe përgjegjësia e tij për t’u zhbllokuar Parlameni. LSDM vlerësoi se votimi i besimit në qeveri është një debakl i ri për VMRO-DPMNE dhe liderin e saj Hristijan Mickoski, ndërsa partia më e madhe e opozitës vazhdoi të shprehë dyshime në numrin e shumicës parlamentare, duke vlerësuar se jo të gjithë deputetët që votuan për besim në kabinetin qeveritar, do ta bëjnë këtë përsëri.
Kryeministri Zaev dje nga Shtipi tha se është i lumtur dhe mirënjohës për mbështetjen e shumicës në Parlament, duke shtuar se kjo është baza që Qeveria të vazhdojë të punojë.
“Para së gjithash jam mirënjohës që e tërë atë paqartësi e hoqëm nga qytetarët. Një periudhë të gjatë, tre-katër, nëse jo edhe gjashtë muaj, kemi kërcënime se nuk ekziaton shumica parlamentare, se Qeveria do të bjerë, ndërsa jo ndikon ndaj tërë popullit, ndikon ndaj ekonomisë, ndaj administrates, ndaj Qeverisë, ato re, atë mjegull e hoqëm, dhe kjo është shumë me rëndësi për shkak të përfitimeve shoqërore”, tha Zaev.
Ai megjithatë shprehi keqardhje për ligje kyçe që janë ngujuar në Kuvend, duke porositur se nuk do të lejojë bllokim të kuvendit.
LSDM në kumtesë të partisë vlerësoi se votimi në Kuvend tregoi se shumica parlamentare është e qëndrueshme dhe Qeveria ka mbështetje të fortë, dhe se me këtë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski përjetoi një debakl të ri.
Deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov deklaroi se me votimin e besimit të Qeverisë, “u shpartallua edhe një gënjeshtër e përsëritur e madhe dhe e gjatë e VMRO-DPMNE-së, të udhëhequr nga Hristijan Mickoski”.
“E pastruam mjegullën, u konfirmua realiteti dhe me sigui fitoi e vërteta. Shumica qeveritare është stabile me tendencën të rritet në periudhën në vijim. Maqedonia e Veriut ka pushtet stabil, por me siguri ka opozitë të pasigurt”, deklaroi deputeti Kostadin Kostadinov, duke shtuar se aq ishin gënjeshtrat e “Mickoskit se kanë pasur shumicë në Kuvend, dhe se kjo Qeveri sa nuk është rrëzuar”.
Zëvendës-koordinatori i grupit të deputetëve të BDI-së, Arbër Ademi, vlerësoi se me votimin e mocionit të votëbesimit të Qeverisë u hoqën dilemat e vendosura nga opozita në tre apo katër muajt e fundit, se nuk ka shumicë, se shumica është në këmbë xhami, se ata tashmë kanë siguruar shumicë prej 61 deputetë dhe se ata do të fillojnë votë mosbesimi për qeverinë.
“Dje u konfirmua legjitimiteti i kësaj Qeverie, përveç që një legjitimitet i tillë është marrë nga qytetarët më 15 korrik. Besoj se nuk do të përsëriten situata të tilla, ku në mënyrë të rrejshme prezentohet se dikush tjetër ka shumicë në Kuvend dhe se shumica qeveritare nuk ka stabilitet”, tha Ademi.Nga ana tjetër, lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski beson se me votimin e besimit në Qeveri, Kryeministri Zaev bleu paqe të dukshme dhe u përpoq ta shkëpuste popullin nga problemet reale, por edhe nga fakti se koalicioni ngadalë, por me siguri nuk ka besim tek Qeveria.
Koordinatori i grupit parlamentar, Nikola Micevski në konferencë për shtyp tha se Zaev, i frikësuar nga VMRO-DPMNE, nxitoi të propozojë një pikë në rendin e ditës – votim i besimit të Qeverisë dhe atë me procedurë urgjente në vetë seancën, në mënyrë që mos të mundet të diskutohet në Kuvend për politikat e këqija dhe katastrofale të qeverisë.
“Zaev vetëm tregoi se nuk ka besim në shumicën e tij dhe koalicionin e tij dhe për këtë arsye duhej t’i testonte. Pikërisht frika, paniku dhe dobësia që qeveria dhe Zoran Zaev e treguan dje, tregon qartë se ai nuk beson në shumicën e tij dhe as nuk beson në vetvete sa duhet,” tha Micevski.
“Zaev luan sipas notave të VMRO-së dhe ai duhej të testohej. Zaev e di se të gjithë ata që e votuan nuk do ta bëjnë për herë të dytë, shtohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Përkundër udhëheqjes aktuale të partisë, Bordi Nismëtar për thirrjen e një Kongresi të Jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së beson se me votimin në Kuvend, anëtarët e partisë së tyre, në vend që të festonin, morën një dush të ftohtë.Sipas tyre, anëtarët e VMRO-DPMNE-së ndiheshin të mashtruar, të manipuluar dhe të nënvlerësuar, sepse u pa që Mickoski me vetëdije përhapte eufori se ka arritur të sigurojë shumicë, edhe pse e dinte që kjo nuk ishte e vërtetë.
Koordinatori i grupit të deputetëve të Aleancës së Shqiptarëve dhe të Alternativës, Skender Rexhepi deklaroi se Qeveria dje i ka dëshmuar dy gjëra: fillimisht, se nuk ka besim në shumicën e vet dhe se ka frikë nga ajo që do ta deklarojë opozita në debatin për mocionin e votëbesimit të Qeverisë.
Kuvendi të mërkurën paradite i votoi besim Qeverisë, pasi paraprakisht këtë nga deputetët e kërkoi Kryeministri. Opozita nuk mori pjesë në seancë gjatë votimit.