Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian i miratoi raportet për përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, informon eurodeputeti dhe raportues për vendin Ilhan Quçuk.
Në deklaratë për radion kombëtare bullgare (BNR), Quçuk theksoi se dokumentet ishin miratuar prejse dje pasdite është arritur kompromis rreth Raportit për vendin.
Sipas Çuquk, në Raportin për vendin është miratuar formulimi i kompromisit se “marrëdhëniet e mira fqinjësore janë pjesë e rëndësishme e procesit negociues, se Marrëveshja me Bullgarinë duhet tërësisht të zbatohet dhe se ai luan rol të rëndësishëm në bashkëpunimin rajonal”.
Parlamenti Evropian duhet të shprehet për raportet e Maqedonidë dë Veriut dhe për Shqipërinë në seancë plenare të caktuar për më 25 mars.