Kryetari i komunës së Shtipit Sashko Nikollov, kryetarja e Këshillit komunal, Marijana Rogozharska Popovska, kryetarja e komisionit për regjistrim, Sonja Kitanova, Koordinatori i grupit këshilltar i VMRO-DPMNE, Ljube Zdravkov, Këshilltarja nga VMRO –DPMNE, Hristina Serafimovska, Drejtori i Shtëpisë rinore Goran Trajkov dhe kryeredaktori i TV Iris, Vojo Manevski janë shtatë pjesëmarrësit e panelit “Regjistrimi: Statistikë, jo politikë”.
Në pajtim me masat për mbrojtje nga Kovid – 19, paneli do të mbahet pa publik, por do të transmetohet drejtpërdrejt në Fejsbuk faqen e CIVILit dhe në Youtube kanalin e organizatës.