Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës (KQZ) i publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt, sipas të cilave fitues absolut, me 49.95 për qind të votave dhe 58 vende të deputetëve, është partia e Albin Kurtit, Lëvizja për Vetëvendosje (VV), njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e dyta me 16.9 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) deri më tani në pushtet fituan nga 12.64 për qind, përkatësisht 7, 07 për qind të votave.
Sipas këtyre rezultateve, të cilat do të bëhen përfundimtare pas skadimit të afatit ligjor për ankesat, PDK siguroi 19, LDK 15 dhe AAK tetë vende të deputetëve. Dhjetë vende në kuvendin 120 anëtarësh të Kosovës, sipas Kushtetutës, janë të rezervuara për përfaqësuesit e komunitetit serb, ndërsa po aq edhe për komunitetet më të vogla etnike.