Si gabim në hapa e vlerësoi Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska takimin e Presidentit bullgar, Rumen Radev me shefat e shërbimeve të sigurisë, për siç theksuan nga kabineti i tij, shkelje të së drejtës për vetëvendosje të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. Ministrja e Mbrojtjes duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve të MIA-s, theksoi se Maqedonia e Veriut është mbase shembulli më i mirë në rajon për sa i përket barazisë së qytetarëve dhe respektit të diversitetit.
“Unë nuk kam dëgjuar për ndonjë shembull ose episod në historinë kur inteligjenca ka punuar pozitivisht dhe dobishëm për zhvillimin e të drejtave të njeriut dhe mendoj se bëhet fjalë për gabim në hapa. Republika e Maqedonisë së Veriut është vend, që ka investuar shumë në barazinë e qytetarëve dhe në hapjen e shoqërisë për t’i pranuar të gjitha dallimet. Ndoshta ne jemi shembulli më i mirë në rajonin tonë në lidhje me këtë temë dhe këtë e pranojnë organizatat që shpesh janë kritike ndaj këtyre temave”, theksoi Shekerinska.
Shtoi se shoqëria maqedonase ka treguar pjekuri dhe hapje më të madhe se disa demokraci të vjetra, sepse siç tha, si një vend i vogël dhe si komb kemi kaluar nëpër episode mohimi dhe kjo na ka inkurajuar të bëhemi të vetëdijshëm se duhet të respektohet i ndryshmi.
“Ne i mësuam mësimet tona. Ne i tregojmë ato çdo ditë, madje edhe me operacionin e regjistrimit ne jemi një vend që ia jep mundësinë çdo qytetari të flasë lirshëm. Unë do të isha e lumtur nëse të gjitha vendet në miqësinë tonë do t’ua jepnin të njëjtën të drejtë qytetarëve të tyre”, theksoi ministrja e Mbrojtjes.