Situata në lidhje me kovid-pandeminë në kopshtet dhe qendrat për personat me nevoja të veçanta është stabile. Ato mbesin edhe më tej të hapura, por pa mundësi për t’u rritur numri i fëmijëve të kujdesur në kopshte, të përcaktuara në përputhje me protokollet shëndetësore.
“Sipas raportit të fundit javor, ka tre fëmijë të rinj pozitivë në kopshte dhe 18 të punësuar. Numri i fëmijëve të pranishëm në kopshte aktualisht është më i larti dhe tani ka 13,350 fëmijë të pranishëm në kopshte nga 21,300, të cilët sipas protokollit mund të jenë në kopshte”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vizitës në Kuzhinën Popullore në Shuto Orizari.
Ajo tha se me afrimin e pranverës dhe me motin e ngrohtë, ka më shumë interes nga prindërit për të dërguar fëmijët e tyre në kopsht, por përsëriti se ende nuk ka ndonjë ndryshim në numrin e fëmijëve që mund të kujdesen në kopshte, gjegjësisht. Komisioni për sëmundje infektive, tha, mbetet në qëndrimin se nuk mund të ketë rritje të numrit.
Ajo theksoi se situata në Qendrat ditore për personat me aftësi të kufizuara është stabile. Në izolim, tha ka 5-6 punonjës dhe tetë shfrytëzues.