E palejueshme është përzierja e një vendi në tjetrin. Atë e kemi deklaruar në Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë. Nuk kam problem me përcaktimin e njerëzve dhe presidentit tonë, Qeverisë dhe Parlamentit, qëndrojmë në dispozicion të japim përgjigje për çfarëdolloj rezerve në cilëndo padrejtësi, për cilindo qytetar, vlerësoi kryeministri Zoran Zaev në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për komentin për deklaratën e presidentit bullgar Rumen Radev se do të kërkojë nga shërbimet në vendin e tij “të ndërmarin masa adekuate për mbrojtje të të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut fqinje”.
“Unë shpresoj se është informative mbledhja në të cilën duan të mbledhin informata nga qytetarët të cilët janë me përcaktim etnik bullgar dhe do të shpërndajnë informata nëse diku disa të drejta nuk janë pranuar ose nuk janë respektuar. Sepse është e palejueshme përzierja e një vendi në tjetrin. Ne këtë e kemi deklaruar në Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë. Dhe jo vetëm atë, në biseda shkojmë edhe më tutje për mospërzierje të pakicave, sepse kjo zgjidhet pranë Këshillit të Evropës, përmes Gjykatës të Këshillit të Evropës dhe atje zgjidhen të gjitha ato të drejta. Por, definitivisht nuk ka as nevojë, as nuk duhet të vjen puna deri te gjykatat, sepse cilitdo qoftë qytetar që i hiqet ndonjë e drejtë ose nuk janë të barabarta të drejtat e tyre me qytetarët tjerë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, qëndrojmë si institucione në dispozicion”, tha Zaev pas vizitës së kuzhinës popullore në Shuto Orizare.
Ai theksoi se ka marrë pjesë në hapjen e qendrës kulturore bullgare në shtet dhe në mbajtjen e seminareve dhe konferencave dhe nuk ka problem me përcaktimin kombëtar të njerëzve.
Ai me vendosmëri ka mohuar se shtetasit e Maqedonisë së Veriut janë ekspozuar në sulme vetëm sepse identifikohen si bullgarë dhe se qytetarët e vendit janë të barabartë në të drejtat e tyre.
“Absolutisht jo. E dini se edhe pse në Kushtetutë nuk kemi cituar përkatësi etnike bullgare, te ne në regjistrim qëndron e drejta e përcaktimit të përkatësisë etnike për të gjithë. Megjithatë, pyetja, siç jam informuar nga Enti për Statistikë, do të thotë se cilës përkatësi etnike i takoni. Dhe qytetarët përcaktohen. Gjithmonë të drejtat e qytetarëve kanë qenë të barabarta. Ne jemi vend multietnik, i respektojmë të drejtat e barabarta të të gjithëve, madje edhe atyre bashkësive më të vogla të cilat ekzistojnë në shtet”, tha Zaev.
Njëherit, ai dërgoi porosi deri te autoritetet në Sofje të mos bien nën kurrfarë insinuata ose informata të pasakta.
I pyetur për Planin aksionar dhe deri ku është harmonizimi i tij me Sofjen, Zaev e konfirmoi deklaratën e shefit të Diplomacisë Bujar Osmani, se dokumenti gati tërësisht është harmonizuar dhe se në pyetje janë edhe disa detaje teknike që tërësisht të definohet.
Ai sqaroi se bëhet fjalë për plan aksionar në nivel sektorial, për bashkëpunim në pjesën e infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë, punës dhe politikës sociale, transportit, energjetikës…dhe se në pjesën e pranimit të ndërsjellë të detajeve teknike është në lidhje me atë të cilën nga vetë institucionet e ndërmerr përgjegjësinë për ta përparuar bashkëpunimin.
“Besoj, se do të konfirmohen, sepse janë detaje teknike dhe nuk kanë kurrfarë natyre thelbësore. Plani aksionar, të cilin ne e propozuam, ishte plotësuar me ide dhe mendime nga Bullgaria dhe me të vërtetë është i pranueshëm. Këto janë punë vetëm në krijim se si ta pasurojmë bashkëpunimin i cili do të sjellë investime. Më i pranueshëm dhe më pozitiv për qytetarët është bashkëpunimi ekonomik i cili do të thotë hapje e vendeve të reja të punës, investimet tona në Bullgari, investimet nga Bullgaria në Maqedoninë e Veriut, ndërsa kjo është e lidhur me paga, me eksport, me BPV. Mund të them se ka disa kompani bullgare të interesuara për projekte energjetike”, theksoi kryeministri Zaev.