Është jashtëzakonisht e pazakontë dhe sigurisht jashtë procedurave të brendshme të Aleancës, presidenti i një vendi anëtar të NATO-s të ju bëjë thirrje shërbimeve të tij të sigurisë të reagojnë ndaj shkeljeve të pretenduara të të drejtave të qytetarëve në një shtet tjetër anëtar të NATO-s, është qëndrim i Presidentit, Stevo Pendarovski në lidhje me zhvillimet e fundit në Bullgari me Presidentin, Rumen Radev, ndërsa të cilat i referohen marrëdhënieve maqedono-bullgare.
Reagimi i presidentit bullgar është në kundërshtim me parimin themelor në politikën ndërkombëtare për mosndërhyrje në punët e brendshme të një vendi tjetër, është qëndrimi i Pendarovskit, theksojnë nga kabineti i tij.
Kabineti i Shefit të shtetit thekson se deri më tani Pendarovski nuk ka marrë asnjë informacion nga institucionet kompetente për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe lirive të qytetarëve maqedonas, vetëm pse e kanë deklaruar përkatësinë e tyre etnike.
“Si vend kandidat për anëtarësim në BE, ne jemi me vite nën monitorim të rregullt në Bruksel, por as në raportin e fundit vjetor mbi progresin e BE-së, nuk janë regjistruar raste të tilla, thonë nga kabineti i Pendarovskit.
Presidenti bullgar Rumen Radev dje në takimin me shefat e shërbimeve speciale bullgare bëri thirrje të ndërmerren masa në kohë për t’i mbrojtur në mënyrë adekuate të drejtat e qytetarëve bullgarë jashtë Bullgarisë, të cilët janë të ekspozuar ndaj sulmeve vetëm për shkak të vetëdijes së tyre kombëtare, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.
Arsyeja e takimit është letra që Kabineti bullgar i Presidentit e mori nga Qendra Kulturore “Ivan Mihajlov” – Manastir dhe nga qytetarë të tjerë të Maqedonisë së Veriut që e identifikojnë veten si bullgarë vendas dhe për shkak, siç theksohet në kumtesë, paraqitjeve të shpeshta të shkeljes së të drejtave të tyre vetëm për faktin se ata identifikohen si bullgarë etnikë.