Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, së bashku me drejtorin e Entit Shtetëror për Statistikë, Apostoll Simovski dhe drejtorin e Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, Marjan Spasovski sot do të bëjnë shqyrtim gjatë regjistrimit në Institucionin ndëshkues-përmirësues K’shanje në Kumanovë.
Sot fillon regjistrimi i disa kategorive të caktuara të qytetarëve si të punësuar në përfaqësitë diplomatiko-konsullore dhe familjet e tyre, të diasporës, pjesëtarëve të armatës jashtë vendit, të burgosurve dhe të pastrehëve.
Ky aktivitet në kuadër të Regjistrimit të popullatës, amvisërive dhe banesave do të zbatohet deri më 21 prill.