Me kuti në të cilat janë paketuar pajisjet, të renditura përgjatë Bulevardit “Ilinden” para Qeverisë, kompanitë nga ivent industria sot shënuan simbolikisht “përkujtimin” – një vit pas ndalimit të mbajtjes së eventeve publike.
Në këtë kontekst është edhe motoja “PËRKUJTIM – një vit heshtje!”, nën të cilën ata u mblodhën këtu në mesditë, në orën 12:00, për të shprehur revoltën nga situata në të cilën ndodhen. Ata erdhën me mesazhin se pa mbështetjen e shtetit, ata nuk do të jenë në gjendje të mbijetojnë.
Numri i pacientëve me KOVID, siç theksuan ata, po rritet, që nënkupton pasiguri shtesë nëse ata sërish do të fillojnë të punojnë së shpejti.
Siç tha për MIA-n Maja Babiq, Kryetare e Shoqatës së Ivent Industrisë (IVAP), e cila organizon protestën, kompanitë në këtë fushë po kërkojnë ndihmë të pakthyeshme, një grant, siç kanë marrë pronarët e klubeve të natës.
Është vlerësuar se rënia e të ardhurave në ivent industri është më shumë se 60 për qind, e cila sipas Babiq, në një të ardhme të parashikueshme nënkupton çelës në derë ose mbylljen e tyre.
“Kërkuam që të trajtohemi njëlloj ose në mënyrë të ngjashme me klubet e natës. Ata morën grante prej 10,000 eurosh secili. Ne po kërkojmë një grant sepse jemi të mbyllur për një vit, por edhe që të mund të bëjmë diçka këtë verë. Ne tekstualisht jemi shtydhur. Për një vit të tërë nuk kemi pasur ndonjë ndihmë nga shteti. Ne i kemi sugjeruar Qeverisë që të ketë mekanizma që mund të përcaktojnë llojin e ndihmës, që nënkupton se shoqëritë me të vërtetë duhet të provojnë se punojnë në ivent industri, se kanë një rënie më shumë se 60 për qind të të ardhurave”, tha Babiq .
Në janar, përfaqësuesit e IVAP biseduan me zëvendëskryeministrin për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqin. Ata ofruan një zgjidhje për industrinë e tyre, por, megjithëse morën një premtim se do të merrej parasysh dhe do të konsiderohej, Qeveria nuk i dëgjoi ata fare dhe miratoi, siç theksoi Babiq, masat e tyre, të pakuptueshme.
“Pas njoftimit të paketës së pestë ekonomike për të cilën kemi dëgjuar përmes mediave, kemi reaguar menjëherë. Ne dërguam një letër me vërejtje se masat janë të papërshtatshme, se ivent industria është e pakënaqur, si dhe që kërkon edhe një herë të ulet në tryezë me autoritetet dhe të flasim. Por nuk ka asnjë reagim nga e gjithë kjo. Ne mbetemi të mendimit se masat nuk janë të mira ose, tashmë që ato janë miratuar, të paktën të shpjegohen. Ata njoftuan se do të ofrojnë ndihmë për këtë sektor, por askush nuk di asgjë. Thjesht thonë, se do të organizojnë ngjarjet e shtetit dhe kaq. Kjo nuk është ndihmë, por angazhim”, shpjegoi Babiq.
Me këtë tubim, shtoi ai, Shoqata dëshiron të tërheqë vëmendjen e Qeverisë, por edhe të opinionit, për situatën në të cilën ndodhet ivent industria.
“Si sektor, ne nuk jemi aspak të njohur dhe të kuptuar, dhe pa ndihmë dhe mbështetje nuk është e mundur të mbijetojmë pas një viti të tërë pasiviteti. Këto ditë, numri i pacientëve me KOVID është rritur, që do të thotë se kjo industri nuk do të mund të fillojë të punojë për një kohë të gjatë. Si qytetarë dhe kompani të përgjegjshme, ne e konsiderojmë të papërshtatshme të kërkojmë evente publike në një situatë të tillë. Ne nuk organizojmë evente sekrete, nuk shkelim ligjet dhe rregulloret dhe nuk krijojmë probleme për inspektimin e tregut. Prandaj, ne besojmë se nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se Qeveria të gjejë një mënyrë për të ndihmuar këtë sektor”, theksoi kryetarja e Shoqatës.
Sipas saj, në paketën e fundit të masave, Qeveria njoftoi se fondet janë të destinuara për sektorin – organizimin e eventeve, por modeli që ajo propozoi nuk është i qartë për askënd, dhe as nuk ka ndonjë njoftim kur do të realizohej sepse afatet nuk janë të përcaktuara.
“Ne ofruam disa modele për ndihmë, por asnjë prej tyre nuk u mor parasysh. Ofrohet një model krejt i ri, i paqartë, pa afate dhe rregulla të qarta, i cili lë hapësirë për dyshim në drejtësinë dhe qëllimin e tij. Fatkeqësisht, artet skenike, muzika dhe eventet publike janë humbësit e dytë më të mëdhenj nga pandema KOVID në Evropë dhe në botë, sipas hulumtimit më të fundit nga agjencia evropiane EY Consulting, menjëherë pas transportit ajror dhe dega e rëndësishme shoqërore duhet të jetë serioze, mbështetur dhe ndihmuar nga qeveritë lokale”, tha Babiq.