Kryeministri Zoran Zaev pret këto ditë të ketë informacion nga Kina kur do të fillojë ngarkesa e vaksinave. Ai sot në deklaratë për mediat tha se gjithçka është bërë në pjesën e procedurave në mënyrë që vaksinat të vijnë në vend sa më shpejt të jetë e mundur.
Ai thotë se askund në botë askush nuk mund të thotë me saktësi se kur dhe çfarë lloj vaksine do të mbërrijë. Sa i përket avansit për vaksinat kineze, shpjegoi, se është tërhequr sepse është pritur konfirmim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës.
“Avansi është lëshuar si pjesë e procedurës. Paratë janë këtu, në të njëjtën llogari të Ministrisë së Shëndetësisë. Sot unë pres informacion pozitiv në lidhje me procedurën e filluar. Ditët janë në diskutim kur do të jetë e mundur të konfirmohet dërgesa e vaksinave për të ardhur në Maqedoninë e Veriut”, tha Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas promovimit të projektit për rindërtimin e Sallës Universale.
Ai kujtoi se ka edhe procedurë të dytë për furnizimin e edhe 200 mijë dozave të vaksinës kineze, ndërsa, siç kumtoi, janë zyrtarizuar edhe dokumentet për furnizimin e vaksinës ruse “Sputnik”.