Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi edhe njëherë i bëri thirrje opozitës që të jetë konstruktive dhe të mundësojë miratimin e ligjeve në Kuvend në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të zbatohet grupi i pestë i masave.
Opozita duhet të kontribuojë në përmirësimin e masave nëse ka ide të pranueshme nga Odat ekonomike, apelon Bekteshi.
Ai nuk konsideron se ligjet do të ngecin në labirintet parlamentare, është i bindur se opozita nuk do ta lejojë atë, por, megjithatë, vlerësoi se bllokimet në komisione janë të mundshme duke paraqitur amendamente shtesë që nuk do të kishin asnjë lidhje me zgjidhjet ligjore.
“Dua t’i bëj thirrje opozitës që të mbështesë masat që përfitojnë ekonomia, punonjësit dhe qytetarët. Disa nga komisionet ku këto zgjidhje ligjore duhet të rishikohen në mënyrë që të zbatohen dhe me të cilët janë ulur përfaqësues të opozitës, jam i bindur se ata do të gjejnë forcën për të punuar së bashku për të miratuar zgjidhje ligjore më shpejt për të zbatuar masat”, tha Bekteshi, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas hapjes së Bursës së pestë turistike në Shkup.
Sipas Bekteshit, nëse krahasohemi me vendet e tjera, vendi aktualisht është pothuajse më i hapur për sa i përket protokolleve dhe masave kufizuese.
“Sigurisht që jemi në kontakt me të gjitha vendet fqinje, diskutojmë. Jemi të bindur që përmes konferencave dhe ngjarjeve të tilla ku përfshihen të gjithë palët e interesuara, do të sjellim sa më shumë turistë të huaj. Sa i përket turizmit të jashtëm, kjo varet jo vetëm nga vendi ynë, por edhe nga vendet e tjera ku qytetarët tanë do të dëshironin të kalonin pushimet e tyre”, tha Bekteshi.
Në muajt e ardhshëm, tha ai, masat kufizuese do të diskutohen me shtetet – ato duhet të jenë identike që qytetarët të jenë në gjendje të udhëtojnë.