Propozimi për arrestimin e e Sasho Mijallkovit arriti në Gjykatë të dielën në orën 15:00, ndërsa vendimi është përgatitur në orën 18:30. Këto janë tre orë e gjysmë, ashtu që Gjykata veproi absolutisht në mënyrë të azhurnuar, deklaroi kryetari i Gjykatës Themelore Penale Shkup, Ivan Xholev sot në Shtip.
Ai sqaroi se Gjykata penale sipas dispozitave ligjore ka afat të veprojë sipas propozimit për 24 orë dhe se ka mundur të vendosë edhe të hënën deri në orën 15:00. Megjithatë, siç shtoi kanë konsideruar se urgjentisht duhet të veprohet, menjëherë dhe ashtu është vepruar.
Propozimi për arrestim në Gjykatë arriti të dielën në orën 15:00, ndërsa vendimi është sjellur në orën 18:30. Të gjithë njohësit e gjyqësisë në Maqedoni do t’u thonë se Gjykata ka vendosur në periudhën më të shpejtë të mundshme kohore. Sipas dispozitave ligjore afati është 24 orë, që do të thotë se Gjykata ka mundur të vendosë deri të hënën në orën 15:00, por konsideruam se është urgjente të veprohet dhe ashtu vepruam”, tha Xholev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pse është pritur aq kohë që Gjykata të japë vendim për arrest shtëpiak të Mijallkovit.