Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut duhet të mbahen më 3, më 10 ose më 17 tetor, tha sot në takimin me gazetarët, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Nëntëdhjetë ditë më herët ai duhet t’i shpallë zgjedhjet, respektivisht në korrik, ndërsa më së voni më 1 gusht, varësisht nga data, për të cilën do të arrijnë marrëveshje partitë politike.
Xhaferi paralajmëron se nëse vjen deri te ajo që paralelisht të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duhet të merret parasysh se si kjo do të shprehet në afatet e qeverisë teknike, për fushatën dhe për inspektimin në listën zgjedhore dhe si do të shprehet ndaj punës së KSHZ-së dhe institucioneve adekuate.
Për kërkesën e opozitës për zgjedhje së bashku me atë lokale, thotë se një deputet mund ta parashtrojë propozimin dhe nëse ka shumicë adekuate, le ta votojë.