Platforma për barazi gjinore, rrjet i shoqatave që punojnë në avancimin e barazisë gjinore dhe organizatore të protestave në rastin “Dhoma publike”, do të mbajnë sot konferencë për shtyp në Prokurorinë publike me temë “Çfarë po bën PTHP? “.
“Meqenëse jemi akoma duke pritur që institucionet kompetente të marrin masa konkrete për të sanksionuar të gjithë autorët në rastin “Dhoma publike”, në konferencën për shtyp do t’i dërgojmë kërkesat konkrete në Prokurorinë publike me një afat të caktuar. Konsiderojmë në praninë tuaj, me qëllim që të na ndihmoni në angazhimet tona për mbrojtjen efektive të viktimave të dhunës me bazë gjinore”, thuhet në njoftimin në konferencën për shtyp.
Platforma për barazi gjinore më 3 shkurt mbajti marshim protestues, në të cilën kërkuan dënime adekuate për administratorët e grupit “Dhoma publike”, si dhe të gjithë anëtarët që dërguan dhe dërgojnë akoma foto dhe shkruajnë të dhëna personale të vajzave dhe grave.
Gjithashtu nga Prokuroria publike u kërkua që rrënjësisht ta zbardh rastin “Dhoma publike”, që paraqet një krim në të cilin shumë gra janë viktima të dhunës me bazë gjinore.
Organizatorët këmbëngulën që ngacmimi seksual përmes Internetit duhet të rregullohet në mënyrë specifike në Kodin penal dhe të jepet kujdes adekuat për viktimat nga institucionet kompetente.