Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot, në vendkalimin kufitar Tabanocë do ta presë delegacionin e kryesuar prej homologut të tij serb Zllatibor Lonçar, i cili do ta dorëzojë dërgesën e dytë prej tetë mijë vaksinave të kompanisë “Fajzer”.
Dërgesa e parë erdhi nga Serbia më 14 shkurt, ndërsa në pranim-dorëzimin e donacionit prej 4.680 vaksinash mori pjesë kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Negociatat për donacionin prej 8.000 vaksinave nga Serbia filluan nga mesi i janarit.
Me vaksinat e “Fajzerit” tek ne filloi procesi i imunizimit, fillimisht me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë. Në fazën e radhës të vaksinimit janë grupet e rrezikuara të qytetarëve mbi 70 vjeç.
Deri më tani 1.274 punonjës shëndetësorë kanë marrë vaksinën kundër Kovid-19, informuan për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë.
Përmes ueb faqes “vakcinacija.mk” 63.075 persona janë paraqitur për vaksinim, ndërsa 30.003 qytetarë përmes mjekut amë, potencuan nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas të dhënave nga Instituti për shëndet publik në 24 orët e kaluara janë realizuar 2.813 testime, ndërsa janë regjistruar 509 raste të reja me Kovid-19, nëntë viktima dhe 354 pacientë të shëruar.
Deri tani në vend janë kryer gjithsej 506.378 teste të Kovid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 99.917, numri i pacientëve të shëruar është 90.096, numri i viktimave është 3.085, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.736.
Në kovid-qendrat në vend është raportuar se mjekohen gjithsej 658 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus dhe ka 415 shtretër të lirë në kovid-qendrat.
Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 76 të sëmurë, në Klinikën për sëmundje infektive janë shtrirë 90 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle ka 26 pacientë. Në KGJO ka një paciente pozitive në kovid të hospitalizuar.
Gjithsej 254 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 po shërohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Numër i madh i pacientëve janë në përkrahje të oksigjenit.
Numri i pranimeve gjatë ditëve të kaluara është stabil dhe në mëngjes deri ora 8 ka pasur 95 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës, pas çregjistrimeve të bëra të pacientëve të shëruar, të lirohen edhe vende shtesë., njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Për mosmbajtje të maskës gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjithsej 386 shkelje, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga MPB u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.
Deri më tani, janë regjistruar më shumë se 112 milion njerëz pozitivë me koronavirus në të gjithë botën, rreth 2,5 milion kanë vdekur nga Kovid-19 dhe janë regjistruar rreth 88 milion si të shëruar.