Operacionalizimi urgjent i masës së testeve PCR falas për shtetas të huaj që do të dëshmojnë qëndrimin e tyre turistik ose të biznesit në vend me llogari fiskale të hotelit ose kupon të lëshuar nga një agjencion turistik, kërkon Shoqata për mikpritje dhe turizëm pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Kjo masë, thekson Shoqata, është pjesë e paketës së pestë anti-krizë të miratuar nga Qeveria dhe të miratuar me kërkesë të sektorit të biznesit.
“Qeveria e njohu rëndësinë dhe nevojën për këtë lloj mbështetjeje. Por, ajo që duam të theksojmë është se është e nevojshme mënyrë operacionale urgjente që masa të ketë efekt pozitiv”, tha sot në një konferencë për shtyp nënkryetari i Shoqatës, Aleksandar Kuzmanovski.
Shoqata gjithashtu ka një propozim konkret se si të zbatohet një mbështetje e tillë.“Për grupet e organizuara turistike, testet duhet të bëhen në objektin ku akomodohet grupi me kërkesë të dorëzuar nga ana e objektit të akomodimit dhe rezultatet duhet të lëshohen në gjuhen angleze brenda 24 orëve. Testet duhet të sigurohen për qytetarët e vendeve që do t’u duhen atyre kur hyjnë në vendin amë. Deri më tani, testet e vetme të vlefshme sipas OBSH-së janë PCR-të të cilat aktualisht janë të detyrueshme për hyrjen në shtetet anëtare të BE-së, përfshirë Bullgarinë dhe Greqinë, por edhe në shtetet të cilat nuk janë pjesë e BE-së, të cilat janë të rëndësishme për ekonominë dhe turizmin tonë. Të tilla si Turqia dhe Izraeli”, theksoi Kuzmanovski.
Sipas kësaj Shoqate, duhet të përgatiten protokollet për veprim në rast të rezultateve pozitive nga testi PCR.
“Hotelet të caktojnë pesë për qind të kapacitetit të përgjithshëm (të paktën dy dhe më së shumti 10 dhoma) për izolimin e personave me rezultat pozitiv, ndërsa qyteti më i afërt ose spitali lokal për të monitoruar shëndetin e personit pozitiv deri në shërimin e tij. Në rast të kujdesit të nevojshëm mjekësor, personi duhet të kujdeset në qendrën më të afërt KOVID me shpenzimet e FSSHM -së. Në rrethana të tilla dhe në rast të testeve të subvencionuara pjesërisht ose me çmim të kufizuar që nuk do të kalojë 1.200 denarë, partnerët vendas dhe të huaj do të jenë në gjendje të ndajnë kostot e testit KOVID dhe e gjithë kjo të bëhet përmes një procedure të sigurt dhe të vendosur që do të lejojnë rritjen e aktivitetit të biznesit dhe qarkullimit të udhëtarëve, por edhe lëvizjet e organizuara turistike”, shpjegoi nënkryetari i kësaj Shoqate.