Kryeministri Zoran Zaev sot theksoi se po punohet me seriozitet në procedurat për furnizimin e vaksinave për Kovid-19, dhe po bëhet matje sepse, siç theksoi, në fund mund të vijmë në një situatë të ketë tre milionë vaksina për një milion qytetarë për vaksinim.
“Së pari, nuk bëhet fjalë për injorim, ne gjithmonë me respekt të denjë veprojmë ndaj të gjitha ofertave me qëllim të mirë. Bëhet fjalë para së gjithash për përgjegjësi, nëse e keni parasysh se keni nënshkruar në sistemin Kovaks, dhe madje edhe avanconi 20 për qind dhe keni paguar nga paratë për vaksinën, ju keni nënshkruar kontratë të drejtpërdrejtë me Fajzerin dhe i llogaritni këto shuma plus 800.000 të parave. Ju e dini afërsisht sasinë që BE e publikoi zyrtarisht, 70 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, vetëm nëse llogaritni dhe e vendosni përqindjen e qytetarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Ballkanin Perëndimor mund të llogaritni sa sasi keni” , tha Zaev duke iu përgjigjur gazetarëve se pse është injoruar oferta për vaksinat ruse.
Ai vuri në dukje se ajo që është paguar ose është dakorduar me Kinën, ajo që ne kemi si ofertë me fqinjët, në fund mund të vijmë në një situatë të kemi tre milionë vaksina për një milion qytetarë për vaksinim.
“Kështu bëhet matje, natyrisht un edhe një herë e konfirmoj – shëndeti i qytetarëve është një e drejtë sovrane, edhe pse ne jemi anëtari më i ri i NATO-s, as Uashingtoni, as NATO, partnerët strategjikë të vendit, as BE nuk ka rezerva ose paragjykime në zgjedhjen e vaksinave, nëse bëhet fjalë për Fajzer, Astra Zeneka apo Sinofarm apo Sputnik nga Rusia apo diku tjetër, një përgjegjësi specifike nuk mund të bëni sepse kur e pranoni ofertën, nënshkruani të paktën, edhe nëse paratë i akoma nuk janë paguar, as paradhëniet, ju duhet t’i llogaritni të gjitha sasitë. Kështu që, nuk duhet të lejojmë që kjo të jetë një gjë e shtrenjtë, shumë e rëndësishme, bëhet fjalë për para të mëdha publike kështu që nuk duhet t’i lejojmë vetes asgjë tjetër përveç seriozitetit në lidhje me procedurat për furnizimin e vaksinave”, tha kryeministri Zoran Zaev.