Dy provime eksterne, ndërsa i treti të transformohet në provim intern, formimi i grupit midis i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit në kompetencë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Unionit të nxënësve të shkollave të mesme, i cili do të vendosë për shkurtimin e programeve për provimet eksterne, si dhe matura të fillojë një javë më vonë, gjegjësisht më 29 maj, siç ishte paraparë, për të filluar nga 5 qershori, janë një pjesë e zgjidhjeve për të cilat pajtohen edhe Qeveria edhe Unioni i nxënësve të shkollave të mesme.
Grupi i punës do të përbëhet nga përfaqësues të Byrosë dhe Unionit dhe mësimdhënësve të nominuar nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme. Me të do të kryesojë një përfaqësues i zyrës së kryetarit të Qeverisë, ndërsa i gjithë ky proces duhet të përfundojë diku nga mesi i marsit.
Kryeministri, Zoran Zaev sot në një deklaratë për mediat pas takimit me përfaqësuesit e Unionit të shkollave të mesme, tha se përmes dialogut është gjetur zgjidhje cilësore me kompromis me të cilën garantohet cilësia e provimit të maturës me të cilin mundësohet çdo maturant të mund të regjistrohet në fakultet këtu në shtet dhe jashtë tij.
“Nevojitet përshtatje e konceptit të maturës shtetërore për shkak të ndikimit të pandemisë mbi procesin arsimor dhe në bazë të shkëmbimit të përbashkët të argumenteve edhe për ne është e pranueshme gjithçka është në dobi të tyre. Ishte e nevojshme t’u dalim në ndihmë dhe ta gjejmë zgjidhjen më të mirë të mundshme”, tha Zaev, duke shtuar se është e domosdoshme matura shtetërore të pësojë ndryshime.