Kryeministri Zoran Zaev sot, përmes video paraqitjes, dërgoi porosi drejt të gjithë qytetarëve për rëndësinë e dhurimit të organeve dhe indeve si mënyrë e shpëtimit të jetës së dikujt.
Zaev porositë se dhurimi I organeve është akti më I lartë I njerëzimit dhe humanizmit. Edhe ai personalisht, siç thotë, është I gatshëm për akt të këtillë për çka ka biseduar me familjen e tij dhe ka lënë amanet.
Sipas kryeministrit, ndonjëherë, transplantimi I organeve dhe indeve është metoda e vetme për mjekim të të sëmurëve dhe për shpëtim të disa bashkëqytetarëve tanë, por problem më të madh paraqet mungesa e organeve dhe indeve, që janë adekuatë për transplant dhe dhurues.
“Dhurimi I organeve është akti më I lartë I humanizmit. Mu për atë arsye për këtë çështje kam biseduar me rrethin ,më të ngushtë të familjes sime dhe kam lënë amanet se jam I gatshëm personalisht të kontribuoj që të shpëtohet jeta e dikujt. Por, secili prej nesh mund të kontribuoj. Për shembull, secili prej nesh mund t’I përkushtohet përhapjes së vetëdijes dhe edukimit për dhurim të organeve dhe indeve. Me edukim dhe ndarje të porosisë ‘Dhuro jetë’, çdo ditë mund të bëjmë nga një hap në ndihmën e shpëtimit dhe mjekimit të jetëve dhe ta respektojmë dhe festojmë bujarinë dhe bashkëndjenjën e dhuruesve. Gjithsesi, mendimet tona vazhdimisht duhet të jenë me ata të cilët për momentin presin organe për transplant dhe për shpëtim të jetëve të tyre, por edhe t’I kujtojmë ata të cilët kanë vdekur sepse organi nuk është dhuruar me kohë”, theksoi Zaevi.
Transplantimi I organeve, potencoi Zaevi, është një nga arritjet më të mëdha të mjekësisë moderne dhe punonjësit tanë shëndetësorë kanë përvojë serioze në këtë veprimtari.
“Verën e kaluar, në kohë kur e tërë vëmendja jonë, I tërë sistemi ynë shëndetësor është vënë në funksion të përballjes me krizën më të madhe shëndetësore globale për shkak të pandemisë me Kovid-19, mjekët tanë të shquar dhe personeli asistues mjekësor u bashkuan dhe e bënë transplantimin e pare të zemrës nga dhuruesi I vdekur. I bashkuan kapacitetet, njohuritë, përvojën dhe profesionalizmin për të kryer ndërhyrje që paraqet kurorë në kardiokirurgji dhe mjekësi në përgjithësi. Konsideroj se kjo është inkurajim I fuqishëm edhe për dhuruesit e organeve. Nuk ekziston diçka më humane nga ajo që dikujt t’ia vazhdoni jetën me dhurim të organeve, as inkurajim më I madh dhe tejkalim I druajtjeve dhe dilemave rreth dhurimit nëse më shumë flasim për atë”, tha Zaevi.
Kryetari I Qeverisë në video porosinë shpreh mbështetje të madhe dhe solidaritet ndaj atyre të cilët presin transplantim të organeve, si dhe falënderim të madh ndaj të gjithë dhuruesve dhe familjeve të tyre, të cilët, siç thekson, në mënyrë shumë fisnike e shpëtojnë jetën e tjetrit.