Kryeministri Zoran Zaev e hodhi poshtë mundësinë për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokalet, ndërsa për regjistrimit thotë se definitivisht do të zbatohet prej 1 deri më 21 prill dhe se debate në atë kuptim ka përfunduar.
Sipas tij, mjaft ishte nga debatet e mbajtura për regjistrim tashmë nëntë vite. Sido që të jenë komentet për shtyrje të mundshme apo jo, konsideron ai, ato përfunduan.
“Mjaft pati debat, eja të ulemi dhe ta përfundojmë atë regjistrim, sepse, as nuk do të ndryshojë diçka politikisht në shtet, as do të shkurtojë, e as që do të plotësojë disa përparësi të caktuara, rregulla, privilegje apo çka do tjetër”, bëri thirrje dje Zaevi, duke cekur se regjistrimi do të japë të dhëna statistikore si operacion statistikor, të cilat janë të rëndësishme për planifikimin e ardhshëm në shtet.
Kryeministri u bëri thirrje të gjithë faktorëve në shoqëri – partive politike, organizatave qytetare, odave, sindikatave dhe qytetarëve, të gjithë t’i qasen seriozisht këtij operacioni statistikor.
Edhe për kërkesat e opozitës për t’u mbajtur zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokalet, ai është decid se diçka e tillë nuk do të ndodhë. Shumicë parlamentare për vendim për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sipas Zaevit, nuk ka. Nëse ekziston, I bëri thirrje liderit të VMRO-DPMNE-së opozitare ta tregojë.
“Ishim në zgjedhje, pranuam zgjedhje të parakohshme parlamentare me kërkesë të opozitës, konstatuam agjendë euroatlantike, përfunduan zgjedhjet dhe humbi VMRO-DPMNE-ja. Dhe tan I sërish të shkojmë në zgjedhje parlamentare, sepse, ashtu mendon Mickoski. Jo. Nuk ka nevojë të shkojmë, nuk ka arsye përse të shkojmë. Duhet të punojmë” tha Zaev.
Është I bindur se do ta ruajë shumicën prej 62 deputetëve në Parlament dhe se për shkak të, siç thotë, politikave të drejta, ajo mund të rritet, e jo të pakësohet.
Opozita ndërkaq, nuk heqë dorë nga kërkesat për zgjedhje të parakohshme dhe shtyrje të regjistrimit. Pohojnë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të domosdoshme dhe logjike si nga shkaqet politike, ashtu edhe nga ato ekonomike.
“Në Kuvend shihet se ka rigrupime të caktuara, ka sinjale të caktuara të grupeve parlamentare, por edhe të individëve të cilët nuk janë të kënaqur nga pushteti aktual. Shumë ishte premtuar, ndërsa shumë pak është realizuar edhe ndaj tyre”, deklaroi dje deputeti dhe anëtar i larët I VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.
Për regjistrimin, ndërkaq, paralajmëroi se këtë javë do të fillojnë grumbullimet e nënshkrimeve për, siç thotë, ta parandaluar tentimin për falsifikim regjistrues. Kur të vlerësojnë se janë grumbulluar mjaft nënshkrime, do të parashtrojnë propozim – ligj kundër Ligjit të tanishëm për regjistrim I cili, sipas tij, është I politizuar.
“Zaevi po shtyn në agjendë e cila dukshëm është politike, etnike dhe bëhet fjalë për përqindje të dakorduar për të cilën flasin përfaqësuesit e pushtetit. Ajo është mjaft e pamatur në një situate të këtillë kur Gjermania, Bullgaria, Serbia, Kosova, Skocia, Çekia dhe shumë vende të tjera e shtyjnë regjistrimin para së gjithash nga interesi I shëndetit të qytetarëve, të shëndetit të regjistruesve, të shëndetit të atyre të cilët duhet të regjistrohen. Konsiderojmë se diçka e tillë do të jetë vetëm në dëm të shtetit dhe qytetarëve”, tha Milloshoski.