Bordi i maturës shtetërore sot në mbledhje onlajn e pranoi propozimin që matura shtetërore të përbëhet prej katër provimeve (dy eksterne dhe dy interne) dhe detyra projektuese. Në ditët në vijim bordi do të duhet të përgatisë propozim-koncept të ri.
Siç kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ministrja Milla Carovska dhe përfaqësuesit e Bordit, mes të cilëve edhe nga Zyra për zhvillim të arsimit dhe Qendra e provimeve shtetërore, në mbledhje theksuan se me konceptin e tillë të provimeve nuk prishet ciësia e maturës, mbahet standardi, dhe është në interesin e të gjithë maturantëve.
“Gjithashtu, përmendim se ky model i dhënies së maturës shtetërore tashmë është zbatuar në shtetin tonë nga viti shkollor 2007/2008 deri në vitin shkollor 2012/2013. Në raportet e OECD-së matura shtetërore si pjesë e sistemit arsimor është vlerësuar pozitivisht dhe planifikojmë më tutje ta përmirësojmë dhe përparojmë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon me përkushtim të punojë në krijimin e arsimit cilësor i cili është në interesin e nxënësve”, kumtoi MASH.