Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, do të marrë pjesë në takim konsultues me përfaqësues të kompanive, vetëqeverisjes lokale dhe shkollat profesionale në Tetovë.
Takimi është pjesë e procesit “Mëso mençur, puno profesionalisht”, baza e të cilit është të identifikohet nevoja nga hapja e profileve dhe paraleleve të caktuara, në shkollat e mesme profesionale në qytete në vend nga viti i ardhshëm.
“Me avancimin e arsimit profesional do të mund të përgjigjet në nevojat e sektorit real me kuadro kompetente, por edhe të mundësohen më shumë punësime te të rinjtë”, theksohet në kumtesën e pres-shërbimit për informim të Qeverisë.