Stacioni onlajn përmes të cilit qytetarët do të mund të paraqiten për vaksinim kundër Kovid-19, duhet të funksionojë prej sot.
“Secili vetë do të mund të paraqitet, ndërsa sistemi do të jetë ai i cili do të gjenerojë cilat janë prioritetet”, informoi dje ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
I pyetur se si do të kenë kontroll se mjekët familjarë u janë paraqitur pacientëve të tyre, Filipçe tha se kjo do të ishte në atë mënyrë që të ketë një konfirmim mbrapa në sistemin “Termini im” se ata janë të mendimit që të vaksinohen.
“Ne e kemi listën e saktë. Tani po flasim për kategorinë tjetër me përparësi të qytetarëve të moshuar mbi 70 vjeç të cilët gjithashtu hyjnë në këtë, të themi, raundin e parë të vaksinimit. Pas kontaktit nga mjeku i familjes, informacioni regjistrohet në sistemin “Termini im” në të cilin deklarohet vullneti për vaksinim dhe bëhet orari i saktë me kohën dhe pikën sipas afërsisë në lidhje me vendbanimin dhe kjo është e mjaftueshme për të caktuar një takim dhe është normale që qytetari të pritet të vaksinohet”, tha Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pasi vizitoi poliklinikën Bit Pazar, ku do të ruhen vaksinat kundër Kovid-19.
Në harmonizim me kapacitetin e kuadrit shëndetësor, në disa poliklinika de shtëpi të shëndetit do të ketë nga shumë pika për vaksinim të cilët do të punojnë në dy turne që të mund të imunizohen numër më i madh i qytetarëve.
“Ky plan të cilin e kemi bërë, operativ sipas numrit të vaksinave, i cili do të jetë në dispozicion, sipas orarit tashmë është bërë para së gjithash si grup më me prioritet për vetë punëtorët të cilët punojnë me pacientë për Kovid, si do të paraqiten, si do të pranohen dhe në cilin vend saktë do të zbatohet vaksinimi. Në atë kuptim biseduam për atë se si do të organizohen pikat në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup, në poliklinikat “Çento”, “Bukuresht” dhe “Jane Sandanski” me disa pika fizikisht nëpër ndërtesat në dy ndërrime dhe nga një ndërrim në poliklinikat “Gjorçe Petrov” dhe “Mllin Ballkan”. Në praktikë të gjitha shtatë poliklinikat do të jenë aktive”, theksoi Filipçe.
Deri në fund të shkurtit në shtet pritet të arrijnë 200.000 vaksina nga prodhuesi kinez “Sinofarm”. Në mars priten vaksinat e “AstraZeneka” në pajtim me KOVAKS mekanizmin. Kryeministri Zoran Zaev të hënën paralajmëroi se javën e ardhshme është e mundur të arrijnë edhe vaksinat nga “Fajzer”.
Derisa priten vaksinat e para kundër Kovid-19, në shtet gjendja me koronavirusin edhe më tej po stabilizohet. Dje nga 2863 testimet e bëra, janë regjistruar 476 raste të reja. Nëntë persona e kanë humbur jetën, ndërsa 407 pacientë janë regjistruar të shëruar.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me kovid nga fillimi i pandemisë arrin 95.347, numri i pacientëve të shëruar është 85.846, numri i vdekjeve është 2.955, dhe numri i rasteve aktive është 6.546. Aktivë janë 6.546 raste, më shumë në Shkup – 3256, Ohër-368, Kavadar – 360, Kumanovë – 255, Tetovë – 235, Dellçevë – 202.
Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në spitalet në vend është raportuar se po trajtohen gjithsej 326 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me virusin korona, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në Spitalin në Manastir janë shtruar 17 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19. Në Spitalin në Shtip janë shtruar 28 pacientë. Në Repartin Infektiv në Tetovë ka 21 pacientë, në Veles trajtohen 38 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 44 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19. Në qendrën kovid në Ohër janë shtruar 45 pacientë, në Prilep 21, në kovid qendrën në Gostivar 12, ndërsa në Strugë 22 të sëmurë. Në Spitalin në Strumicë janë shtruar 18 pacientë, në Koçan pesë, në Kërçovë tetë, Kavadar 30, në Gjevgjeli katër persona, ndërsa në Dibër 13 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me virusin korona.
Deri më tani në botë janë infektuar mbi 107 milionë banorë, 2,3 milionë e kanë humbur jetën ndërsa janë shëruar 79 milionë.
Rastet e para të koronavisuri janë regjistruar në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan, ndërsa epidemia më pas u përhap në tërë botën.