“Nëse jemi të paktën pak përgjegjës, ne në vetëqeverisjen lokale nuk kemi të drejtë të frikësohemi nga detyrimet për regjistrimin, sepse ato të dhëna janë baza për krijimin e politikave në nivelin lokal,” tha Kryetari i bashkisë së Shkupit Petre Shilegov.
Ai thekson se të dhënat nga regjistrimi janë të domosdoshme për planifikimin e infrastrukturës së mirë, për trafik të qëndrueshëm, numrin e amvisërive, vlerësimin se ku është e nevojshme të investohet në infrastrukturë…
Shilegov shpjegoi se vetëqeverisja lokale do të sigurojë mbështetje administrative për regjistrimin, dmth do të ndihmojë Entin shtetëror të statistikave.
Sa më shpejt ta përfundojmë, aq më mirë. Jo rastësisht zgjidhet kjo periudhë, konsiderohet se është periudha më e favorshme. Kjo është standard kudo në botë. Përpjekjet për politizim, thirrjet për bojkotim, nuk janë gjë tjetër veçse një përpjekje për të shkatërruar proceset që ne duhet të bëjmë si shtet, tha Shilegov, i cili u bëri thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen masovikisht regjistrimit.