Pasi lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickovski, kërkoi mbajtjen e parakohshme të zgjedhjeve parlamentare, kryeministri dhe kryetar i LSDM-së në pushtet Zoran Zaev, reagoi ashpër se përfundimisht duhet të ndërpritet me kërkesat për zgjedhje të parakohshme sepse, siç tha, ata i stopojnë kapacitetet prodhuese dhe ekonominë vendore në përgjithësi.
Zaevi dje, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth kërkesave të Mickovskit, porositi se shteti, ka drejtim të qartë nëpër të cilin lëviz, gjegjësisht, siç tha, evropianizimi vazhdon.
“Të gjitha vendimet e rënda që u sollën në të kaluarën ishin për shkak të standardit ekonomik të popullit, për shkak të hapjes së vendeve të reja të punës, t’i motivojmë investitorët e tillë të investojnë në investime të reja, të hapin vende pune, ta rrisin eksportin e tyre, bruto prodhimin vendor të shtetit, ndërsa me atë edhe mirëqenien e gjithë popullit”, tha kryeministri.
Çdo zhvillim i parakohshëm i zgjedhjeve, sipas tij, i ngec proceset e tilla.
“Për atë zgjedhjet e rregullta janë në vitin 2024 dhe duhet të mbijetojmë në atë, ndërsa deri atëherë duhet të gjithë, duke filluar nga unë, presidenti i shtetit, pushteti ekzekutiv, komunat, por edhe të gjithë qytetarët, t’i përvjelim mëngët dhe të punojmë. Vetëm ashtu do të kemi paga më të larta, vetëm ashtu do të ketë investime më të mëdha, vetëm ashtu do të ketë eksport më të madh dhe do të sjellim gëzim më të madh për të gjithë popullin tonë”; përfundoi Zaev.