Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska sot para anëtarëve të Këshillit ekonomik-social e ka prezantuar versionin e fundit të Propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhënie pune, ndërsa me të cilin rregullohet dita e dielë të jetë e pushimit javor, kumtuan nga MPPS.
Propozim vendimi ligjor i fundit ka rezultuar pas një debati të gjerë në shoqëri, me sindikatat, me përfaqësuesit e odave, të punëdhënësve, por edhe pas debatit gjithëpërfshirës që është zhvilluar në opinion në përgjithësi.
Për versionin e punës të vendimit të propozuar ligjor përveç zëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi dhe anëtarëve të KES-së, mendim të tyre dhanë edhe përfaqësuesit e Inspektoratit shtetëror të punës.
Ministrja Shahpaska sqaroi se në këtë vendim janë sublimuar shumica e vërejtjeve që në periudhën e fundit i dhanë përfaqësuesit e punëtorëve dhe punëdhënësve.
Ajo shfaqi bindje se përmes debatit konstruktiv me partnerët social do të vjen deri te vendimi më i mirë ligjor, me të cilin do ta realizojmë qëllimin thelbësor që e diela të jetë – ditë për pushim javor, gjegjësisht ditë për familjen.
Anëtarët e Këshillit social-ekonomik diskutuan edhe për atë nëse me përjashtimet janë përfshirë të gjitha veprimtaritë të cilat nuk mund ta ndërpresin procesin e punës, sepse disa sektore duhet të funksionojnë pa ndërprerë.
Anëtarët e KES arritën marrëveshje që në mbledhjen e fundit, e cila duhet të mbahet në ditët në vijim, të zgjidhen edhe disa dilema të cilat dolën nga diskutimi i sotëm.