Universiteti i Oksfordit do të përpiqet ta përcaktojë efektivitetin e kombinimit të vaksinave kundër koronavirusit tek njerëzit. Universiteti po rekruton vullnetarë për studimin e parë në botë të këtij lloji. Vullnetarët do ta marrin dozën e parë të një vaksine dhe dozën e dytë të vaksinës nga një prodhues tjetër, transmeton Guardian.
Studimi është financuar nga Qeveria britanike. Ministrat e përshkruan sondazhin si “jashtëzakonisht të rëndësishëm”. Studimi do të përfshijë 820 persona mbi moshën 50 vjeç që nuk janë vaksinuar. Ata do ta marrin dozën e parë të vaksinave AstraZeneka ose Fajzer/BioNTek. Disa vullnetarë do të marrin vaksinë tjetër gjatë administrimit të dozës së dytë brenda 12 javësh, ndërsa të tjerët do ta marrin të njëjtën vaksinë si edhe dozën e parë.
Shkencëtarët duan të dinë nëse mbrojtja nga kombinimi i vaksinave është e njëjtë, e zvogëluar ose më e madhe krahasuar me ata që morën dy doza të së njëjtës vaksinë.