Sot, më 4 shkurt, në ditën e lindjes së kolosit dhe inspiruesit të veprës nacionale maqedonase – Goce Dellçevit, e përkujtojmë dhe i shprehim respekt kontributit të tij historik në krijimin e shtetësisë maqedonase, shkroi kryeministri Zoran Zaev në Fejsbuk.
“Si inspirues dhe forcë shtytëse e organizatës revolucionare maqedonase, Goce Dellçev çdoherë bënte thirrje për unitet dhe bashkim në sfidat politike para të cilave është përballur vendi nga të gjithë faktorët shoqërorë dhe qytetarët, pa dallim të përkatësisë së tyre fetare, etnike apo politike. Idealet dhe angazhimet e këtij kolosi, siç ceket, janë obligim i ynë për të vazhduar së ndërtuari shtetin si vend demokratik dhe të përparuar ekonomikisht, i cili sot është pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake dhe të sigurisë – NATO dhe vend i cili hapëron drejt anëtarësimit në BE”, thekson Zaevi.