Si ministre e Arsimit dhe Shkencës unë kam për obligim të zbatoj në mënyrë konsekuente ligjin. Ligji është i qartë, provimi i maturës shtetërore është pjesë e zgjidhjes ligjore, thotë ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska në një intervistë për MIA-n lidhur me mundësinë e ndryshimeve ligjore me të cilat do të përmbushnin kërkesat e disa maturantëve që bojkotojnë mësimin.
Carovska përsëriti atë që thotë në pothuajse çdo ngjarje publike në periudhën e kaluar se provimi i maturës shtetërore është obligim për të gjithë që duan të vazhdojnë arsimin e tyre të lartë në vend ose jashtë.
“Nxënësit kanë të drejtë, kurse ne e kemi obligim ta realizojmë këtë të drejtë për të dhënë provimin e maturës shtetërore. Të gjithë nxënësit që duan të marrin provimin e maturës shtetërore brenda afatit të fundit, në fund të dhjetorit, kanë paraqitur si lëndët, ashtu edhe detyrën e projektit. Shumë prej tyre janë duke u përgatitur dhe unë mendoj se ne me të vërtetë nuk kemi të drejtë t’u mohojmë të drejtën për të dhënë maturën sepse nëse ministri tregon se nuk respekton ligjin, çfarë mbetet për të tjerët. Ne duhet të jemi shembull dhe prandaj sipas ligjit nuk kam mundësi tjetër përveç zbatimit së maturës shtetëror”, thekson ministrja e Arsimit dhe Shkencës.
Lidhur me mundësinë eventuale për ndryshime në Ligj, pasi të diplomuarit morën mbështetje nga disa parti politike, Carovska theksoi se do të jetë një mundësi për maturën e ardhshme.
Sa i përket asaj se a ka informacion se si do të duket matura e vitit të ardhshëm dhe nëse zgjidhja e re është më afër kërkesave aktuale të maturantëve, Carovska tha se ka krijuar një grup pune, por nuk do të donte të fliste para kohe.
Ajo i karakterizon si lajme të rreme pretendimet e opozitës VMRO-DPMNE-së se po u bën presion maturantëve dhe mësuesve përmes drejtorëve të shkollave.
Lidhur me reformat në arsimin e mesëm, thekson se fillimisht duhet të fillojë zbatimi i reformave në arsimin fillor, dhe pastaj do të shkojmë në nivelin tjetër.