Sasia e parë e vaksinave kundër Kovid-19 të cilat do të arrijë në vend në shkurt do të jenë vaksinat kineze. Për një kohë të shkurtër do ta dimë edhe datën dhe do të arrijnë 200,000 vaksina, me çka do të fillojë vaksinimin e të gjitha grupeve prioritare.
Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se të gjitha vaksinat në treg janë të sigurta, të gjitha janë zhvilluar në platforma të sigurta dhe janë shumë të vështira për tu arritur.
“Edhe këto negociata që i zhvillojmë tani me “Fajzer” dhe ato që i përfundojmë me kompaninë kineze janë me të vërtetë të vështira dhe kërkojnë shumë detaje”, shtoi Filipçe.