Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se fillon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe mbrojtja civile (të gjitha të drejtat në para) për muajin janar të këtij vit.
“Shfrytëzuesit të drejtave në para që posedojnë kartela debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin e shitjes ose përmes sistemit bankar elektronik dhe celular, nga 4 shkurti 2021, kumtoi MPPS.
Në mënyrë që të shmanget tollovitë përpara bankave dhe për të mundësuar mbrojtje më të madhe të shfrytëzuesve të ndihmës financiare në kushte rreziku nga virusi COVID-19, pagesa do të kryhet në dy grupe, në filialet dhe ekspoziturat e bankave, sipas rendit të alfabetit, respektivisht sipas shkronjës së parë të mbiemrit, edhe atë: – 04.2.2021 (e enjte) – А, B, V, G, D, Gj, E, Z, I, Ј, К, L, LL, kurse më 05. 02.2021 (e premte) – M, N, Nj, O; P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, Xh, Sh.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale rikujton detyrimin për të mbajtur maskë dhe distancë fizike prej dy metrash.