Në Kuvend sot ka filluar debati rreth interpelancës së punës së zëvendëskryeministrit përgjegjës për Çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski duke shpjeguar arsyet e interpelancës ka thënë se pret ajo të pranohet për shkak të siç tha, “fiaskos totale me integrimet evropiane të vendit që është plotësisht në kundërshtim me premtimet e shumicës qeveritare”.
“Kjo shumicë qeveritare si premtim numër 1 e kishte fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Kjo që në fillim të shkurtit 2021 debatojmë këtu në Kuvend në kushte kur Maqedonia nuk ka filluar negociatat për anëtarësim dhe është e pasigurt se kur edhe nëse do t’i fillojë, “është fiaskoja më e madhe që mund t’i ndodhte kësaj qeverie”, ka thënë Nikollovski duke shtuar se për gjendjen e këtillë më përgjegjës janë Dimitrovi dhe kryetari i Qeverisë.