Në RMV nuk është vendosur sistem i integruar për menaxhim me mbeturina të plastikës, për çka aktivitetet të cilat ndërmerren në këtë veprimtari nuk ndikojnë në uljen e sasisë së mbeturinave të krijuara plastike dhe nuk sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm, përmes përpunimit të tij. Nuk janë vendosur përzgjedhja funksionale dhe pranimi i kthyeshëm i mbeturinave të plastikës si parakushte kryesore për përpunimin e tij. Sasia e grumbulluar e mbeturinave plastike në shtet është e vogël ndërsa e njëjta zakonisht përfundon në deponi.
Kjo, siç kumtojnë nga Enti Shtetëror për Rishikim, është konstatimi nga rishikimi i kryer me temë “Trajtimi efikas dhe përballja me mbeturinat prej plastike” me qëllim që të jepet përgjigje në pyetjen “Nëse po menaxhohet me mbeturinat prej plastike në mënyrë në të cilën mundësohet zvogëlimi dhe arritja e qëllimeve të vendosura?”.
Nga Enti Shtetëror për Rishikim theksojnë se në sistemin për menaxhim me mbeturina prej plastike janë kyçur më shumë institucione, gjegjësisht Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Drejtoria për Mjedis Jetësor, Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale, Qendrat Rajonale për Menaxhim me Mbeturina, ndërmarrjet publike, personat juridikë dhe fizikë të formuara për kryerjen e veprimtarive komunale, grumbullues individualë të mbeturinave, përpunues të mbeturinave, persona juridikë për veprim me mbeturinat prej paketimeve, si edhe Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor dhe institucione të tjera.
U konstatua se edhe pse kanë filluar disa aktivitete të caktuara akoma nuk është vendosur menaxhim rajonal me mbeturina me çka nuk janë krijuar kushtet kryesore për parandalim nga krijimi i mbeturinave dhe përpunimi i tyre.
Të dhënat e institucioneve kompetente, tregojnë se prej totalit të mbeturinave të grumbulluara në RMV riciklohet më pak se një për qind. Gjithashtu, nuk ndërmerren nisma dhe aktivitete për përdorimin e sërishëm të mbeturinave të plastikës. Sasia e grumbulluar e mbeturinave të përzgjedhura të plastikës në shtet është minimale dhe paraqet rreth 1,4 për qind të mbeturinave të përgjithshme të mbledhura në një vit dhe në pjesën më të madhe është rezultat i veprimeve të ndërmarra nga vepruesit kolektiv dhe sektorit joformal (mbledhësve individual).
Në raport thuhet se vepruesit kolektiv kanë pozitë qendrore në sistemin për menaxhim me mbeturina të plastikës.
Në raport thuhet edhe se numri i kontejnerëve për përzgjedhjen e mbeturinave është i vogël në raport me numrin e banorëve dhe indeksin e mbeturinave të krijuara gjë që praktikisht tregon se nuk janë krijuar kushte për veçim.
Mungojnë edhe nismat dhe aktivitetet për përdorimin e sërishëm të mbeturinave të plastikës dhe masave simuluese për mbështetjen e përpunuesve. Gjithashtu nga ana e prodhuesve nuk janë ndërmarrë masa për vazhdimin e ciklit të jetëgjatësisë së produkteve.
Në RMV grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave komunale thuajse në tërësi e kryejnë ndërmarrjet publike komunale të themeluara prej komunave dhe Qyteti i Shkupit. Rishikuesit kanë përcaktuar se NPK nuk disponojnë me numër të mjaftueshëm të automjeteve speciale të cilat përdoren për grumbullimin dhe transportimin e paketimeve (mbeturinave të veçuara ose të seleksionuara).