Kryeministri Zoran Zaev, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, ambasadori i BE-së, Dejvid Gir deputetja Latifa Shikovska do të mbajnë fjalim sot në ngjarjen promovuese për fillimin e projekteve për sigurimin e vendbanimeve të romëve.
Projektet kanë një vlerë totale prej 3.2 milionë eurosh në kuadër të Instrumentin për ndihmën e para-anëtarësimit – IPA 2, të cilin Qeveria po zbaton me mbështetjen e Delegacionit të BE-së.
Ngjarja do të mbahet përmes aplikacionit ZOOM, ndërsa do të prezantohen edhe rezultatet e pritura nga realizimi i katër projekteve.