Pushteti me qëndrim se regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave që duhet të mbahet në prill të këtij viti, do t’i japë të gjitha përgjigjet e nevojshme për sigurimin e të dhënave cilësore statistikore, kyçe për ndërtim të strategjive dhe politikave dhe për zhvillim të suksesshëm dhe parashikues të shtetit. Presidenti Stevo Pendarovski, ndërkaq, mbrëmë deklaroi se mund të bëhet kompromis për regjistrimin dhe të dy opsionet e kundërta politike t shtrijnë dorën – pushteti të dakordohet që regjistrimi të mbahet në maj po qershor, ndërsa opozita të mos e bojkotojë. Opozita, ndërkaq, prej sot grumbullon nënshkrime për anulim të Ligjit për regjistrimin.
Nga Qeveria dje gjithashtu përkujtuan se regjistrimi nuk është dhe nuk duhet të jetë operacion politik, por operacion i pavarur statistikor, organizuar në pajtim me standardet e KB-së dhe sipas rregullave të Eurostatit, operacion statistikor i cili na mungon për pothuajse 20 vite.
“Regjistrimi këtë vit do të mbahet me dukshëm më pak mjete krahasuar me tentimin e fundit të pasuksesshëm për regjistrim, më lirë se që propozohej, ndërsa mbahet me veglat dhe teknologjitë më moderne. Regjistrimi është aktivitet i obligueshëm dhe obligim ligjor për të gjithë personat dhe amvisëritë”, kumtoi Qeveria.
Nga atje përkujtojnë se Kapitulli i statistikës është një nga kapitujt nga klasteri i parë në negociatat me BE-në, dhe se me pjesëmarrjen në regjistrim, secili qytetar do të japë kontributin e tij personal drejt të ardhmes më të mirë për të gjithë ne. Theksuan se metodologjia dhe temat e regjistrimit janë definuar nga ana e trupave ndërkombëtarë statistikor dhe reflektohen në legjislaturën e BE-së.
Theksojnë se regjistrimi 2021 për herë të parë jep mundësi të regjistrohen edhe qytetarët tanë edhe amvisëritë e tyre jashtë vendit, që do të mundësojë pasqyrë të lëvizjeve migruese, që është bazë e mirë për ndërtim të strategjive dhe politikave për ndalim të suksesshëm të këtij procesi.
Presidenti Pendarovski, ndërkaq, konsideron se mund të bëhet kompromis për regjistrimin dhe dy opsionet e kundërta politike të shtrijnë dorën – pushteti të dakordohet që regjistrimi të mbahet në maj apo qershor, ndërsa opozita të mos e bojkotojë.
“Me këtë mundohem të bëj urë ndërmjet dy opsioneve politike. Pohoj se polarizimi politik e ngec shtetin tonë më shum se gjithçka tjetër. A është problem t’u bësh thirrje mbështetësve tu të mos bëjnë bojkot ose regjistrimi të mbahet në maj ose qershor. Ta zgjatim dorën. Nuk shoh arsye pse regjistrimi të mos anulohet për një muaj ose dy. Tërësisht legjitime janë kërkesat nga aspekti i shëndetësisë. Nëse kemi pritur 20 vjet, nuk do të jetë mëkat të mbahet në maj ose qershor, por ta bëjmë që të mos ketë aspak frikë te qytetarët për shkak të kovid-19”, tha Pendarovski.
Bojkoti i regjistrimit, vlerësoi Pendarovski, i VMRO-DPMNE-së mundet vetëm të shkaktojë më shumë dëm. Sipas tij, më e qëndrueshme do të ishte të mos pranohen rezultatet, se sa të bojkotohet procesi.
Për shefin e shtetit të paqarta janë akuzat se Zaev dhe Ahmeti kanë dakorduar rezultate të rregulluara të regjistrimit që të ketë 32 për qind shqiptarë në shtet. Regjistrimi është më mirë të mbahet sipas metodës klasike, nga shtëpia në shtëpi, por mirë është të përforcohet edhe me metodologjitë e reja.
Në mospajtimin dhe kritikat rreth nënshkrimit të lidhur, ai njeh agjendën e fshehur politike të dikujt. “Nënshkrimi i famshëm i dyfishtë”, vlerëson presidenti, ka logjikë politike e cila del nga viti 2001, nga Marrëveshja kornizë. Ai është decid se nënshkrimi i dyfishtë është raritet në Evropë, por edhe Marrëveshja kornizë, thekson, është raritet.
“Dukshëm dikush ka agjendë të fshehur që nuk dëshiron ta kumtojë dhe këtu në të vërtetë po ndodhë politizimi i regjistrimit. Konsideroj se nga thirrja për bojkot do të ketë dëm ajo bashkësi etnike për të cilën angazhohesh, ndërkaq është e mundur në fund të regjistrimit disa subjekte politike të thonë se nuk i njohin rezultatet, kjo është legjitime. Me bojkotin do të bëhet dëm i madh politik, nuk do të fitosh asgjë”, potencoi presidenti, por megjithatë pranon se ka pasur disa zgjidhje të qëndrueshme nga opozita lidhur me Ligjin për regjistrim që nuk ishin pranuar nga pushteti.
VMRO-DPMNE prej sot fillon me grumbullimin e nënshkrimeve për anulimin e Ligjit për regjistrim.
“Gjatë ditës së pardjeshme me Komitetin ekzekutiv u soll vendimi që të fillojë Nisma për grumbullim të nënshkrimeve. Fillohet me Nismën për grumbullimin e 100 nënshkrimeve në njësitë rajonale të Komisionit shtetëror zgjedhor. Pasi që të grumbullohen 100 nënshkrime, i parashtrohen spikerit në Kuvend, e më pas nisma u dërgohet komisioneve amë. Pasi që të konstatohet kompletimi i 100 nënshkrimeve të para atëherë njoftohet kryetari i Parlamentit”, deklaroi dje lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, duke shtuar se pas kësaj po rrjedhin procedurat e mëtutjeshme për grumbullimin e nënshkrimeve për anulim të Ligjit për regjistrim.
Grumbullimi formal i nënshkrimeve, siç tha, mund të pritet në fillim të muajit të ardhshëm.
Partia, thotë se mbetet në qëndrimin se regjistrimi me vizita në terren në kushte të pandemisë nuk duhet të ketë dhe si shembull i ceki Kroacinë, Bullgarinë, Gjermaninë dhe Rumaninë të cilat e shtynë operacionin për shkak të pandemisë.
Mickoski përsëriti se regjistrimi, nëse tashmë pushteti insiston të mbahet, më së miri do të jetë të bëhet në mënyrë elektronike në mënyrë që të mbrohet shëndeti i qytetarëve.
Përballë kërkesës së VMRO-DPMNE-së për regjistrim elektronik, nga LSDM-ja me qëndrim se lloji i tillë i operacionit statistikor nuk do t’i japë të dhënat komplete dhe të cilat duhet të jenë sipas standardeve të Eurostatit. Nga kjo parti propozojnë regjistrim të kombinuar:
“Që t’i marrim të gjitha të dhënat relevante nevojitet model i kombinuar i regjistrimit, përkatësisht përmes kryqëzimit të të dhënave që do të merren nga pyetësorët elektronikë në terren, me të dhënat nga bazat të cilat tashmë ekzistojnë në shtet, të merret pasqyrë e plotë për të dhënat të cilat janë të domosdoshme, por nuk janë përfshirë me bazat elektronike. Prandaj vetëm regjistrim elektronik nuk është i mjaftueshëm që të fitohen të dhëna komplete siç nevojiten sipas Eurostatit dhe standardeve ndërkombëtare”, deklaroi deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski.
Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani pardje në takim me drejtorin e Entit për statistika, Apostol Simovski biseduan për mënyrën dhe procedurën në të cilën do të regjistrohet popullata jorezidente.
“Të gjithë ne, pa përjashtim, kemi obligim që këtë proces ta realizojmë në mënyrë efikase dhe me përgjegjësi. në pajtim me kompetencat tona. Shoqëritë demokratike nuk mund të funksionojnë drejt pa bazë solide të statistikës së sigurt dje objektive. Regjistrimi garanton politikë të qëndrueshme dhe të drejtë e cila del nga qytetarët dhe dedikuar për qytetarët”, theksoi Osmani, duke shtuar se kapacitetet e tërë ministrisë dhe përfaqësive diplomatike konsullare do të vihen në funksion për zbatimin e operacionit të suksesshëm regjistrues për popullatën jorezidente.
Në pajtim me Ligjin për regjistrim të popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2021, krahas shtetasve të vendit të cilët janë të pranishëm në shtet gjatë regjistrimit, do të regjistrohen edhe shtetasit të cilët janë qytetarë jorezidentë, përkatësisht ata të cilët në periudhën e regjistrimit janë jashtë vendit.
Ligji për regjistrim u miratua më 21 janar me të cilin parashihet operacioni më i madh statistikor të mbahet prej 1 deri më 20 prill të këtij viti.