Çdo shtet i cili është është bërë anëtar i NATO-s ka kaluar nëpër të njëjtin proces, dhe gjithkund një numër i caktuar i pjesëtarëve të tyre të armatës, jo vetëm në strukturat e tyre por edhe në strukturat civile nuk kanë arritur të marrin certifikatë të NATO-s. Kjo është sepse kur do të bëheni vend anëtar keni qasje në një numër të madh të informacioneve, dhe Aleanca është shumë e kujdesshme, tha sot në konferencë për shtyp ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.
Ajo theksoi se e gabuar dhe e dëmshme të hyjmë në matematika të këtij lloji sepse ata munden të keqpërdoren dhe në shtet edhe jashtë shtetit.
Megjithatë, siç tha, ata të cilët nuk kanë marrë certifikatë, nuk do të thotë se kanë bërë diçka që është në kundërshtim me ligjin apo në interesat e shtetit.
Thjesht, theksoi, për shkak të çështjeve të caktuara objektive ekziston rezervë dhe për këtë nuk lëshohet Edhe ne, siç tha, ndonjëherë nuk kemi të as drejtë këtë ta problematizojmë.
“Por ajo që përfundimisht nuk kemi të drejtë as ne as të tjerët që ta politizojmë këtë. U bëj apel të gjithëve të mos lejojmë diçka që me vështirësi është arritur ta shkatërrojmë për shkak të pikëve politike”, tha Shekerinska në konferencën e sotme për shtyp në përgjigjen e pyetjes.
Sipas ministres, nuk është në rregull kjo çështje të politizohet për shkak të njerëzve të cilët kanë pasur karriera të mëdha, por edhe për imazhin tonë si vend anëtar i NATO-s.
“Nuk është në rregull që kjo çështje të politizohet për shkak të njerëzve të cilët kanë pasur karriera të mëdha, por edhe për imazhin tonë si vend anëtar i NATO-s. Për këtë shkak bëhet procesi i certifikimit, sepse gjithmonë duhet të bëjmë kontroll shtesë, sepse tashmë kemi qasje në të dhënat, informacionet dhe dokumentet për të cilat asnjëherë nuk kemi pasur qasje në historinë e tonë”, tha Shkerinska
Shtoi se procesi i ricertifikimit nuk i përfshin vetëm shërbimet ushtarake, por edhe të sigurisë, shërbimet diplomatike, administratën dhe gjithkund dhe në çdo shtet ka pasur njerëz të cilët nuk kanë marrë certifikata.
Edhe ata, siç tha, do të vazhdojnë të punojnë vetëm në vende në të cilat nuk do të ketë arsye të kenë qasje në dokumentet e NATO-s.
Sqaroi se me dokumentet e NATO-s mund të punojnë vetëm njerëz të cilët do të kenë certifikatë të NATO-s, ndërsa me informacionet tona të klasifikuara do të mund të punojnë njerëz të cilët kanë qasje në informacionet e klasifikuara sipas rregullativës ligjore.