Në 24 orët e fundit në qendrat për kovid në Shkup janë hospitalizuar 19 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 262 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e undit, në klinikat interne ka pasur gjashtë pranime.
Në qendrën për kovid në SPQ “8 Shtatori” ka pasur katër pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën infektive 10 gjatë ditës së djeshme. Në 24 orët e fundit, 22 pacientë janë lëshuar në shtëpi të shëruar.
Aktualisht në Klinikën për lëkurë në qendrën për kovid mjekohen 19 pacientë, në Klinikën për neurologji 16, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 22 pacientë me simptoma të koronavirusit, në kovid qendrën e Klinikën për nefrologji aktualisht janë të akomoduar 16 pacientë. Në Klinikën për gastroenterohepatologji janë të shtrirë 12 pacientë.
Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 81 të sëmurë, ndërsa në Klinikë për sëmundje infektive 88 dhe në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët në Kozle ka 8 pacientë.
Gjithsej 262 pacientë janë të konfirmuar dhe të dyshuar për KOVID-19 po trajtohen në pavijonet e sëmundjeve infektive të spitaleve të kryeqytetit. Shumë pacientë janë në mbështetje të oksigjenit.
Numri i pranimeve në ditët e fundit është stabil dhe sot në mëngjes deri në ora 08:00 ka pasur 140 vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës sipas lëshimeve të bëra të pacientëve të shëruar të lirohen edhe vende të tjera.
“Të gjitha repartet infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit”, theksojnë nga Ministria.