Nga DAP i informojnë tatimpaguesit dhe kontabilistët se afati për dorëzimin e formularëve TVSH-04 për periudhën tatimore nga 01.10.2020-31.12.2020 dhe 01.12.2020 -31.12.2020 shtyhet për katër ditë, përkatësisht afati i fundit për dorëzim do të jetë 29 janari i vitit 2021.
“Me vendosjen e një formulari të ri të TVSH-së 04 në përputhje me ndryshimet në Ligjin për tatimin për vlerën e shtuar (Gazeta Zyrtare e RM, nr. 267/20), është konstatuar parashtrim i vështirësuar i formularit TVSH-04”, kumtoi Drejtoria për të ardhura publike.