Integrimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian nuk ka asnjë alternativë, ndërsa për të zhbllokuar harmonizimin e kornizës negociuese për vendin, është e rëndësishme të punohet me Bullgarinë në tejkalimin e dallimeve dhe të shfrytëzohet koha për përshpejtimin e procesit të reformave, porositën dje shefi i Delegacionit të BE-së, Dejvid Gir dhe ambasadorja gjermane Anke Holshtajn.
Gir në një intervistë me MIA-n thekson se nuk ka plan B, qëllimi është aderimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Jam optimist. Tani pason harmonizimi i kornizës negociuese dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare, që në të vërtetë do ta fillojë procesin e negociatave.
“Këto bisedime vazhdojnë në Bruksel dhe me të vërtetë presidenca portugeze është zotuar të ndihmojë dhe do ta shtyjë procesin. Ndërkohë, ajo që është e rëndësishme është që Maqedonia e Veriut, së bashku me Bullgarinë, të angazhohen në mënyrë dypalëshe në përpjekje për të gjetur një zgjidhje që është e pranueshme për të dyja palët, e cila do të mundësojë që situata të shkojë përpara”, nënvizoi Gir.
Në pyetjen e MIA-s se përfshirja e mosmarrëveshjeve bilaterale në procesin e zgjerimit është padyshim një pengesë për BE-në dhe se është veçanërisht e rrezikshme që historia të bëhet parakusht për anëtarësimin, Gir tha se në këtë rast fokusi është në dy gjëra – Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ta zgjidhin kontestin mbi bazën dypalëshe dhe vendi t’i përshpejtojë reformat.
“Nuk do të hyj në detaje rreth asaj që është diskutuar. Është e rëndësishme të përqendroheni në atë që është e rëndësishme në këtë rast. Dy gjëra janë të domosdoshme – e para është që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgaria të vazhdojnë të angazhohen në zgjidhjen e çështjeve të tyre në bazë dypalëshe dhe së dyti – ndërkohë Qeveria të zbatojë dhe përshpejtojë procesin reformues. Pse është e rëndësishme – së pari, sepse është me rëndësi të madhe për qytetarët dhe së dyti, edhe reformat e lidhura me BE-në janë mënyra më e shpejtë për t’u afruar dhe më pranë familjes evropiane”, tha Gir.
Sipas ambasadores gjermane Holshtajn midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, ndërsa ka edhe Marrëveshje për fqinjësi të mirë dhe, sipas saj, ajo duhet të përmbushet me jetë dhe të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme. Në intervistën për Studio 10 në televizionin 24, Holshtajni theksoi se Gjermania edhe më tej do të mbetet mbështetësve e fuqishme e Maqedonisë së Veriut. Është me rëndësi, të shfrytëzohet koha për reforma dhe Evropa të sillet në Maqedoni të Veriut.
Ajo u përqendrua në Marrëveshjen e Eliseut, duke nënvizuar se edhe me të nuk janë përmendur pengesa të llojit të identitetit, gjuhës dhe historisë midis Francës dhe Gjermanisë.
“Marrëveshja e Eliseut është dakorduar 18 vjet pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe i ka dhënë fund të a.q. miqësi iskonike midis të dyja vendeve, me çfarë është krijuar bazë politike, ligjore dhe simbolike për bashkëpunim të përbashkët”, tha ambasadorja.
Lidhur me Bashkimin Evropian, potencoi se kjo është një bashkësi vlerash: demokraci, shtet ligjor, pavarësi të pavarur, media të lira dhe barazi të plotë për të gjithë.
“Ato janë vlera në të cilat mbështet BE-ja në tërësi dhe ky është slogani ynë “unitet në shumëllojshmëri”. Nuk duhet të tolerojmë në vendet-anëtare të ketë zhvillime të cilat janë larg atyre vlerave”, theksoi Holshtajni.
Kryeministri Zoran Zaev tha mbrëmë se Qeveria ka një qëndrim të vetëm për dialogun me Bullgarinë dhe kjo është që të punojë në Planin e veprimit në këtë periudhë, që do të thotë krijimin e një klime pozitive, promovimin e bashkëpunimit, por edhe një klimë pozitive për çështjet politike.
“Çështjet e ndjeshme nuk zgjidhen në prag të zgjedhjeve”, tha kryeministri Zaev në emisionin “Triling” në TV 24.
Zaev theksoi se anëtarësimi në BE mbetet një aspiratë e fortë për një përqindje të madhe të qytetarëve tanë për të cilët më shumë se 75 për qind e BE-së nuk kanë asnjë alternativë.
“Ne me BE-në kemi 1 për qind doganë, ne jemi në tregun evropian. Nëse ne rrisim dhe zbatojmë standardet evropiane në shtëpi, ne do të jemi një pjesë e plotë e atij tregu të përbashkët evropian dhe për këtë arsye Bashkësia ekonomike evropiane nuk është një alternativë ndaj anëtarësimit tonë në BE. Varet vetëm nga ne se sa do ta rrisim performancën tonë në shtëpi. Ne kemi ulur taksat doganore për BE-në sipas Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe Organizatës Botërore të Tregtisë, dhe e gjithë kjo nuk na bën më brenda. Ne jemi kryesisht në tregun evropian”, tha kryeministri Zaev.
I pyetur në lidhje me kontestimet mbi mbiemrin maqedonas, gjuhën maqedonase, identitetin, Zaev vendimtar që çështjet e identitetit nuk negociohen askund në botë, e as ne nuk do të negociojmë.
Shefi i diplomacisë Bujar Osmani dje në kuadër të vizitës zyrtare në Mal tl Zi porositi se procesi i zgjerimit të BE-së nuk ka alternativë. Dhe kur them nuk ka alternativë nuk mendoj vetëm për ju për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe për ata shtetet e BE-së. Pa dallim të sfidave me të cilat jemi përballur, pa dallim të konjukturës aktuale politike, procesi i rrumbullaksimit dhe kompletimi i BE-së është i pandryshuar dhe prandaj këtu nuk shtrohet pyetja nëse, por kur.
“Duke marrë parasysh progresin dhe gatishmërinë, mendoj se Maqedonia e Veriut duhet të kishte filluar negociatat gjatë presidencës gjermane vitin e kaluar dhe e konsideroj këtë dështim të paktën një dështim të përbashkët të BE-së, megjithëse ishte një mesazh i fortë që shkaktoi zhgënjim të thellë, por prapë se prapë nuk na dekurajoi dhe siç mund ta shihni, ne vazhdojmë të kontribuojmë në mënyrë aktive në idenë evropiane në Ballkan dhe në perspektivën evropiane të vendit tonë dhe të gjithë rajonit,” tha Osmani, në një konferencë të përbashkët shtypi në Podgoricë me mikpritësin e tij dhe homologun malazez Gjorge Raduloviq.
Ai u përqendrua edhe në, siç tha ai, mesazhet inkurajuese nga presidenca portugeze me BE-në në lidhje me fillimin e negociatave me Unionin.
Në këtë kontekst zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për çështje evropiane Nikolla Dimitrov sot e nënshkruajti Marrëveshjen kornizë për përkthim të së drejtës së BE-së (acquis), si një nga parakushtet më të rëndësishme për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian.
Sipas Dimitrovit, acquis-i ose e drejta e Bashkimit Evropian, është korpus i të drejtës së përbashkët dhe obligimeve që janë obligative për të gjitha vendet anëtare të BE-së, ndërsa vendet kandidate duhet ta transpozojnë në ligjdhënien kombëtare si themel i integrimit evropian.
“Nëse ky term, acquis, në rrënjët e vlerës së saj nga gjuha franceze, në tërësi paraqet “dituri, të drejtë të theksuar ose trashëgimi”, përmes përkthimit të tij në gjuhën maqedone ne krijojmë trashëgimi për të ardhmen tonë dhe të ardhmen e brezave tanë. Trashëgimia e cila do të thotë se gjuha maqedone do të bëhet anëtare e barabartë në familjen e Bashkimit Evropian”, theksoi Dimitrov.
Ai potencon se SÇE intensivisht fillon me njërën nga fazat e transpozimit të së drejtës së BE-së në ligjdhënien kombëtare, ndërsa ky është përkthimi, i cili në këtë rast do të jetë shumëvjeçar dhe përkthimi më i vëllimshëm i realizuar në përgjithësi në historinë e përkthimit të specializuar tek ne. Për atë qëllim, nëpërmjet rrugës së furnizimit publik dhe transparent, në bazë të trajtimit të barabartë ishin zgjedhur 15 operatorë ekonomik për përkthim, të cilët do të duhet të dorëzojnë rezultate më cilësore në kontekst të përkthimit të së drejtës së BE-së.
Ndërkohë, në takimin e djeshëm të Komisionit të përbashkët multidisiplinor të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në të cilën u diskutua për harmonizimin e përmbajtjes në procesverbalet nga takimi i nëntë dhe i dhjetë është arritur avancim.
“Të dy palët e harmonizuan përmbajtjen e Procesverbalit nga takimi i nëntë, dhe në lidhje me takimin e dhjetë, u tejkaluan disa çështje të lidhura me përmbajtjen e procesverbalit”, theksuan burimet e njëjta.
Në periudhën deri në takimin e radhës të rregullt, i cili është dakorduar të mbahet më 25 dhe 26 shkurt, do të vazhdojë puna lidhur me çështjet e mbetura nga procesverbali nga takimi i dhjetë dhe për procesverbalin nga takimi i fundit, i njëmbëdhjetë të Komisionit.
Në vitin 2021, pritet që Komisioni të ketë pesë takime. Takimi i 11-të paraprak i Komisionit të përbashkët u mbajt më 4 dhjetor të vitit të kaluar.