Janë regjistruar 307 raste të reja të KOVID-19 nga 1.854 teste në buletinin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë pas 24 orë. Kanë vdekur 14 persona në kushte spitali dhe janë shëruar 658 pacientë.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 90.124, numri i pacientëve të rikuperuar është 76.045, numri i vdekjeve është 2.768 dhe numri i rasteve aktive është 11.311. Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 439.121 teste të KOVID-19.
Nga pozitivet e reja të KOVID-19, në Shkup ka 137, në Kumanovë 17, në Veles 15, në Tetovë dhe Prilep nga 13, Dibër 11, Gostivar, Ohër dhe Kavadar nga 10, nëntë në Strumicë …
Në Shkup ka 6.455 raste aktive, në Tetovë – 467, në Kumanovë – 433, në Strumicë – 362, në Kavadar – 355, në Ohër – 349, në Gostivar – 306, Prilep – 259, Manastir – 226 … Më pak raste aktive ose shtatë ka në Dojran.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus të cilët po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe spitalet e vendit është 608 dhe ka rreth 580 shtretër të lirë spitalorë në kovid-qendra., kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Rezultatet nga analizat e bëra në laboratoret e ASHAM-it treguan se tek ne nuk ka mutacion të koronavirusit, të ngjashëm me atë që u paraqit në Britani të Madhe, theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Edhe pse është i pranishëm virusi i njejtë, kjo nuk është sinjal që t’i ulim masat. Edhe përkundër asaj që po bie numri i rasteve të reja, ende duhet të jemi të kujdesshëm, sepse tani shkollat filluan sërish të funksionojnë. TË gjitha masat për mbrojtje mbeten edhe më tej. Javën e ardhshme do ta analizojmë gjendjen dhe në bazë të asaj do të sjellim masa dhe rekomandime të tjera.
Ministri i Shëndetësisë deklaroi se të gjitha vaksinat evaluohen, ndërsa ajo që ata kanë përparësi është të sigurojnë cilësinë e tyre. Filipçe beson se ata mund ta kryejnë procesin e imunizimit mjaft mirë këtu dhe theksoi se ata do të qëndrojnë këtu për të vaksinuar të gjithë qytetarët tanë, në parim siç përcaktohen grupet.
“Kishim bisedë me zyrën përfaqësuese të “Fajzer” në Beograd dhe atje është duke u punuar në dy marrëveshje – draft marrëveshja jonë për 800 mijë dozat tona dhe leja e autoriteteve serbe për t’i dhënë dosjet që ne t’i importojmë ato vaksina nga vendi i tyre. Sapo t’i marrin dosjet dhe lejen, ne jemi gati t’i marrim ato”; tha Filipçe.