Ndryshimi në Ligjin për barna vjen pas kërkesës specifike të kompanisë “Fajzer” e cila u miratua në nivel global, ndërsa kjo është për produktin specifik, përkatësisht vaksinën kundër Kovid-19. Ata nuk janë të detyruar të bëjnë ndonjë marrëveshje me kompanitë vendase, por vetë të aplikojnë në institucionet kompetente në secilin prej vendeve, si përfaqësi nga jashtë, nga jashtë vendit, për të bërë regjistrimin e produktit, deklaroi sot Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Kjo, shton Filipçe, nuk është aspak pengesë që vaksina të vijë në vend, dhe kjo u diskutua edhe me përfaqësuesit e “Fajzer” sepse, siç tha, në ligjin tonë ka mekanizma që janë përdorur edhe më parë për vaksina dhe preparate të tjera që të futen me të ashtuquajturin import ndërhyrës.
“Nuk mund të ketë regjistrim në asnjë nga vendet sepse produktet janë të reja, nuk është e mundur kjo të pritet, as nuk ka nevojë sepse dokumentet e ofruara për importin ndërhyrës janë më se të mjaftueshme sepse ne me këtë sigurojmë që e gjithë Procedura për bërjen e vaksinës, kontrollet në vendet e origjinës ku janë bërë, kontrollet nga laboratorët ndërkombëtarë, certifikatat e cilësisë janë ato me të cilat sigurohet cilësia”, tha Filipçe.
Ministri thotë se po i vlerësojnë të gjitha vaksinat. Ajo në të cilën vendosin përparësi është të sigurohen në cilësinë e tyre.
“Ne jemi të sigurt që janë të zhvilluara në platforma të sigurta, por disa kanë aplikuar tashmë në organet rregullatore ndërkombëtare, ndërsa disa kanë vetëm prova dhe dokumente nga organet e tyre rregullatore nga vendet e tyre të origjinës dhe ato ekspertët tanë i shqyrtojnë, pas konfirmimit dhe sigurimit se ato janë certifikata plotësisht të sigurta të cilave mund t’u besohet. Ne i japim përparësi rrjetit të laboratorëve evropianë” tha Filipçe.
Ai beson se këtu mjaft mirë mund ta kryejnë procesin e imunizimit dhe theksoi se ata do të qëndrojnë këtu për t’i vaksinuar të gjithë qytetarët tanë me përparësi ashtu siç janë përcaktuar grupet.
“Dje kishim bisedë me zyrën përfaqësuese të “Fajzer” në Beograd dhe atje është duke u punuar në dy marrëveshje – draft marrëveshja jonë për 800 mijë dozat tona dhe leja e autoriteteve serbe për t’i dhënë dosjet që ne t’i importojmë ato vaksina nga vendi i tyre. Sapo t’i marrin dosjet dhe lejen, ne jemi gati t’i marrim ato”; tha Filipçe.