Ndërtimi i Muzeut të VMRO-së ka filluar para se të lidhet marrëveshje për ndërtim me realizuesin, konfirmoi sot në Gjykatën penale, inzhinieri i ndërtimtarisë, Nebojsha Arsovski, i cili e ka bërë ekspertizën dhe mendimin në vitin 2017 me urdhër të ish Prokurosisë Speciale Publike (PSP) në lëndën “Tenderë”.
Në pyetje të prokurorit Stevço Donev, eksperti gjyqësor tha se ajo që u dha në mendimin dhe ekspertizën, mund të konkludohet se bëhet fjalë për ndërtim kompleks dhe se i njëjti ka filluar me realizim me marrëveshje bazë të procesit, ku krahas bartësit të marrëveshjes, janë përfshirë numër më i madh i nënrealizuesve dhe se kontinuitetin e ndërtimit e përcjellin disa marrëveshje si rezultat të më shumë punëve të paparashikuara.
Prokurori Donev tha se kur eksperti e ka marrë urdhërin, ai ka pasur licencë të vlefshme, por edhe Gjykatës i tha se praktika e Gjykatës së Apelit lejon nëse ekspertit i skadon licenca, e të mos fshihet nga regjistri i ekspertëve, të mund të bëjë ekspertizë.
Në “Tenderë”, e akuzuara e parë është ish ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska për tenderin për kryerjen e punëve në Muzeun e Luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi, nga projekti “Shkupi 2014”. Të akuzuar janë edhe dy anëtarë të Komisionit për furnizime publike.