Lufta efikase kundër korrupsionit është e domosdoshme për progresin e vendit dhe për jetë më të mirë të qytetarëve, shkroi në Tuiter euroambasadori Dejvid Gir pas takimit me kryetaren e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska.
“Takim i mirë me kryetaren e Komisionit për Antikorrupsion Ivanovska. Ka progres në luftën kundër korrupsionit, por janë të domosdoshme angazhime të mëtejme në të cilat Komisioni për Antikorrupsion do ta ketë rolin udhëheqës”, shkroi euroambasadori në Tuiter.