Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se bota është në skaj të “mossuksesit katastrofik moral” në distribuimin e vaksinave për koronavirusin. Tedros Adanom Gebrejesus u bëri thirrje vendeve dhe prodhuesve që t’i ndajnë dozat nëpër tërë botën.
Ai beson se pamjet për distribuim të barabartë janë “rrezik serioz” para se programi (COVAX) të fillojë me shpërndarjen e vaksinave muajin tjetër.
Tedros theksoi se javën e kaluar janë nënshkruar 44 marrëveshje dypalëshe, ndërsa sivjet të paktën 12. Sipas tij, shpërndarja e pabarabartë mund ta anulojë furnizimin e COVAX-it dhe të çojë në kaos të tregut, përgjigje të pakoordinuar dhe probleme sociale dhe ekonomike.
“Një qasje e tillë ‘kush vjen i pari, shërbehet i pari’ lë në rrezik botën më të varfër dhe më të prekshme”, paralajmëroi Gebrejesus në fillim të takimit të Këshillit ekzekutiv të organizatës.
“Në fund të fundit, këto aktivitete vetëm do ta vazhdojnë pandeminë”, paralajmëroi ai.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së si shembull për pabarazi theksoi se janë dhënë më shumë se 39 milionë doza u dhanë në 49 vende me të ardhura të larta, derisa vetëm 25 doza u dhanë në një vend të varfër.