Kryetarët e komunave mos të luajnë sherifë lokalë dhe t’u shërbejnë qytetarëve me dinjitet, tha kryeministri Zoran Zaev pasi u pyet nga gazetarët se si do të reagojë ndaj akuzave të punonjësve në komunën e Llozovës të cilët ankohen për mobing nga ana e drejtorisë komunale.
Herën e parë kur ishin reagimet unë personalisht bisedova me kryetarin e komunës dhe ai më dha shpjegim dhe korrigjim të duhur për gjëra të caktuara, unë nuk jam njohur me ngjarjet e reja, këtë javë sigurisht që do të reagoj sepse jam shërbyes i qytetarëve tanë dhe dua të jem gjithmonë në mbrojtjen e tyre. Qytetar është edhe kryetari i komunës, por ai kryen funksion serioz të përgjegjshëm si kryetar i komunës së Llozovës, nuk di detaje, nuk mund të insinuoj asgjë, por padyshim që do të interesohem për rastin dhe në rastin e parë do të jap koment”, tha Zaev.
Këtë e deklaroi kryeministri pas përfundimit të seancës gjyqësore, në të cilën Zaevi e paditi gazetarin Zoran Bozhinovski për shpifje.