SHBA-ja janë në gatishmëri të lartë në ditët e fundit të presidencës së Donald Trampit, me paralajmërime për protesta të mundshme të dhunshme, ndërsa kontrollet në aeroporte janë përforcuar.
Uashingtoni duket si zonë lufte me mijëra trupa dhe automjete ushtarake të angazhuar për të siguruar inaugurim të sigurt të presidentit të ri Xhozef Bajden dhe transferim paqësor të pushtetit.
Nga frika e përsëritjes së dhunës para ndërtesës së Kapitoll Hillit më 6 Janar, mijëra ushtarë të Gardës Kombëtare u dërguan në Uashington gjatë fundjavës për inaugurimin e Bajdenit, shkruan “Fajnenshll tajms” duke theksuar se me prani të madhe ushtarake, kryeqyteti amerikan duket si zonë lufte.
Pentagoni e ka miratuar vendosjen e 25,000 trupave të Gardës Kombëtare për inaugurimin, masat e sigurisë janë përforcuar në aeroportet, ndërsa rreth Kapitollit është ngritur gardh i madh prej betoni dhe metali. Pjesa më e madhe e Uashingtonit ishte e mbyllur në ditët e mëparshme, ndërsa kryetarja, Muriel Bauzer e zgjati gjendjen e jashtëzakonshme deri më 21 janar, një ditë pas inaugurimit.
Përgatitjet e sigurisë – më intensive se për çdo ceremoni madhore në histori – e kanë intensifikuar dimensionin surreal të jetës në qytetin, megjithëse vëllimi i ceremonisë së inaugurimit është ulur në mënyrë drastike në të kaluarën për shkak të pandemisë, thekson Fajnenshnll tajms.
Pasi FBI paralajmëroi se protestat e dhunshme të mbështetësve të Trampit mund të ndodhin në të gjitha 50 kryeqytetet në të gjithë SHBA-në në ditët e ardhshme, autoritetet në të gjithë vendin po marrin masa paraprake dhe janë në gatishmëri të lartë, thekson Bi-Bi-Si.
Guvernatorët e Merilend, Meksikës së Re dhe Utah kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme përpara protestave të mundshme, ndërsa Kalifornia, Pensilvania, Miçigen, Virxhinia, Uashington dhe Viskonsin e kanë aktivizuar Gardën e tyre Kombëtare, ndërsa Teksasi e ka mbyllur kryeqytetin deri në ditën e inaugurimit.
Analistët besojnë se vendet me mosmarrëveshjet më të mëdha mbi garën zgjedhore janë në rrezikun më të lartë të dhunës.
Autoritetet amerikane kontrollojnë qindra pasagjerë në aeroplanët dhe e përforcojnë sigurinë në aeroporte, ndërsa agjencitë federale po dërgojnë paralajmërime të reja për dhunë të mundshme nga ekstremistë të përforcuar me sulmin në Kapitoll Hill, shkruan Nju Jork Tajms.
Përfaqësues të Gardës Kombëtare deklaruan se do të kenë nevojë për të paktën 25,000 trupa në Uashington.
Ky numër, thekson gazeta, është rreth tre herë më i madh se numri i përgjithshëm i trupave amerikane të vendosura në Irak, Afganistan, Somali dhe Siri dhe mund edhe shtesë të rritet.
Trembëdhjetë stacione metroje dhe disa linja autobusi në afërsi të Shtëpisë së Bardhë gjithashtu do të mbyllen, ndërsa automjetet e ndihmës së shpejtë do të vendosen në qendër të qytetit.
Automjete ushtarake dhe ushtarë në rrugë, thekson Nju Jork Tajms, shkaktuan imazhe të Uashingtonit nga koha e Luftës Civile.
Prania masive e forcave ushtarake në Uashington dhe qytete të tjera në të gjithë SHBA-në e theksojnë frikën nga shërbimet e sigurisë nga një kryengritjeje masive, vlerëson Tajms i Londrës, duke shtuar se përgatitjet tensionuese rreth inaugurimit vijnë mes zbulimeve të reja në lidhje me vëllimin e shkeljeve të sigurisë gjatë sulmeve të fundit ndaj Kapitoli Hillit.
Policia dhe ushtria amerikane nuk duan ta përsërisin gabimin e 6 janarit, publikoi Tajms, duke shtuar se prokurorët federalë në fund të javës së kaluar pohuan se kanë “prova të forta” që protestuesit që sulmuan në Kapitoll Hill kishin për qëllim të kapnin dhe vrisnin zyrtarë të caktuar, përfshirë dhe nënkryetarin Pens.
Më vonë, sipas gazetës, ata i tërhoqën akuzat, duke theksuar se hetimi akoma është në fazë të hershme. Mediat amerikane njoftuan se më shumë se dhjetëra zyrtarë për zbatimin e ligjit, zyrtarë të tanishëm dhe ish-ushtarakë, morën pjesë në sulmin në Kapitoll Hill, shtoi gazeta në Londër.
Madje edhe nëse kjo javë shkon pa probleme, përfundon Tajms, Amerika “me vite do të gjejë kocka nga ky kapitull katastrofal”.