Republika e Serbisë do të dërgojë ndihmë prej së paku 8.000 vaksinave nga Fajzer, kumtoi sot kryeministri Zoran Zaev para Gjykatës Evropiane në Shkup pas mbledhjes me gazetarin Zoran Bozhinovski.
“Dua ta ndaj këtë lajm të gëzuar, ndihmën e ofruar nga Republika e Serbisë nga presidenti Aleksandar Vuçiq e pranuam, sot bisedova me të, ato pranuan të na ndihmojnë, ndërsa detajet do t’i konfirmojmë gjatë ditës, atë që kanë mundur ta konfirmojnë është 8.000 vaksina nga Fajzer, ndërsa për të tjerët duhet të kontrollojnë në marrëveshjet nëse guxojnë të dhurojnë edhe prej tyre”, theksoi Zaev.
Ai në emër të popullit të Maqedonisë shprehu falënderim deri te presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, deri te Qeveria dhe te populli serb për aktin miqësor të solidaritet dhe ka informuar se Vuçiq ka ofruar që vaksinat t’i dhurojë.
“Gjatë pranimit të kërkesave tona, Vuçiq ofroi të ndihmojë me vaksinat dhe ai tha se dëshiron edhe t’i dhurojë ato, por ne jemi vend dhe kemi para dhe do të paguajmë, pastaj konfirmoi se do t’i japin me çmim të furnizimit, gjegjësisht me çmim të cilin Serbia i ka furnizuar vaksinat”, sqaroi Zaev.
Kryeministri ka informuar se detajet për vaksinat nga Serbia do t’i dakordojnë ministrat e shëndetësisë, dhe se ai sot do të bisedojë me kryeministren Bërnabiq për transportin dhe regjistrimin e ilaçit i cili vërtetohet nga agjencitë përkatëse për ilaçe të të dy vendeve.
Zaev ka informuar se javën e fundit kërkojnë ndihmë dhe mbështetje edhe nga vendet tjera, siç tha, të na ofrojnë ndihmë që të mund të fillojmë derisa nuk arrijnë 5.580 vaksinat e para në shkurt.
Vaksinat e para të cilat do të arrijnë në vendin tonë, kryeministri Zaev tha se janë për punonjësit shëndetësor të cilët punojnë në kovid qendrat, ndërsa pastaj për grupet e rrezikuara të qytetarëve me sëmundje kronike, të moshuarit, për anëtarët e familjeve të cilat i kanë humbur njerëzit nga Kovid-19 dhe të tjerë.