Zgjidhja ligjore për pensionim të obligueshëm në sektorin publik në 62 dhe 64 vjeç është në procedurë kuvendore, por është bllokuar me 400 – 500 amendamente nga opozita, tha sot ministrja e Punës dhe e Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri, Shahpaska ju bëri thirrje deputetëve edhe të pozitës edhe të opozitës ta tejkalojnë këtë situatë dhe të mundësojnë procesuimin e ligjit, veçanërisht pasi, siç theksoi, të gjitha amendamentet në esencë janë të njëjta dhe kanë të bëjnë vetëm me afatin kur vlen ligji.
“Njohuritë e mija janë se ligji ka arritur në lexim të dytë, por për të gjitha katër ligjet të cilat e rregullojnë pensionimin me 64 vjeç, ligjet për marrëdhënie pune, për nëpunës administrativë, për mbrojte shëndetësore dhe për arsim të lartë janë bllokuar nga opozita me 400 – 500 amendamente. Ju bëj thirrje deputetëve, si të pozitës ashtu edhe të opozitës të gjejnë zgjidhje dhe rezultat sepse njohuritë tona janë se të gjitha amendamentet në esencë janë të njëjta vetëm për zhvendosjen e afatit të vlefshmëritë. Të dakordohen edhe ky vendim ligjor të shtrohet”, theksoi ministrja.
Shahpaska përmendi edhe se vendimi ligjor është propozuar nga deputetë, ndërsa Ministria nuk merr pjesë në procedurën ligjdhënëse kuvendore.
“Në pajtim me vendimet ligjore të parapara, të gjithë qytetarët të cilët i kanë mbushur 64 vjeç dhe të cilët në pajtim me vendimin ligjor në fuqi deri në fund më 31 gusht 2020 kanë shtruar kërkesë për vazhdimin e jetëgjatësisë së tyre të punës vitin e ardhshëm do të vlejë marrëveshja për punë deri në skadimin e tij, më së voni deri më 31 dhjetor 2021. Kjo është dispozita e cila parasheh vendim ligjor i cili na u dha për shqyrtim nga deputetët”, sqaroi Shahpaska.