Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) sot dhanë deklarata solemne para kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, që u përputh me skadminin e mandatit të tashmë, përbërjes së kaluar të Komisionit.
Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski i cili si njeriu i parë i Komisionit, vjen në propozim të VMRO-DPMNE-së, deklaroi se është mirë që gjithçka ka përfunduar në kohë, sepse kjo është e rëndësishme për organizim të mirë të procesit zgjedhor dhe nuk duhet të ketë zbrazëtirë ndërmjet dy komisioneve.
Për zgjedhjen e tij dhe ajo që vjen në propozim të partisë opozitare thotë se “zgjedhja bëhet me propozimin e një partie deri në zgjedhje”, dhe se pastaj sipas ligjit dhe Kushtetutës do të punojë në mënyrë profesionale.
“Vetë Ligji thotë se duhet t’i bëjmë pastaj punët në mënyrë profesionale ashtu që këtu përfundon ndihma partiake. Mund të thuhet se unë jam më jopartiak, as nuk jam anëtar në trupin e ndonjë partie politike, ashtu që kjo është vetëm për zgjedhjen. Me siguri kanë besuar se mund të punoj mirë dhe për shkak të asaj kanë vendosur për mua”, deklaroi Dashtevski.
Dashtevski ka mohuar se këtë funksion e ka marrë sepse i ka ndihmuar ish kryeministrit Nikolla Gruevski të fitojë azil dhe sepse lideri aktual i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i plotëson premtimet ndaj tij. Në pyetjen nëse është i sigurt në atë ai u përgjigj: “100 për qind”.
Për atë nëse përbërja e re e KSHZ-së do të inicojë disa ndryshime të Kodit zgjedhor, Dashtevski deklaroi se ato nuk janë në rol të tillë dhe se atë duhet ta bëjë Kuvendi i cili i sjell ligjet dhe se Kodi zgjedhor dhe ligjet tjera të lidhura me zgjedhjet i dakordojnë partitë politike.
“Nëse vjen deri te ndonjë proces i tillë ne mundemi vetëm të ndihmojmë me këshillat tona të cilat i kanë kolegët nga përvoja dhe unë si ish anëtar gjithashtu”, tha Dashtevski.
Ai nuk dëshironte t’i komentojë proceset e lidhura me regjistrimin, as që nëse rezultatet do të kenë ndonjë ndikim mbi procesin zgjedhor, duke thënë se ky është operacion statistikor dhe bëhet në mënyrë tjetër.
“Jo. Regjistrimi është operacion tjetër i cili bëhet në tjetër mënyrë, operacion statistikor, ashtu që të themi po është për referendum të komentoj, sepse ne nuk vendosim nuk kemi për çka ta komentojmë regjistrimin. Mbetet të përfundojë gjithë procedura rreth asaj dhe do të shohim”, tha Dashtevski.
Anëtarët e sapozgjedhur të KSHZ-së në vendet e tyre të punës do të ulen të hënën, sipas asaj që janë dakorduar. Atëherë edhe do të informohen për atë që ka filluar, që duhet të vazhdohet, ndërsa çka të ndërmerret.
Duke u përgjigjur në pyetjen për lexuesit e gjurmëve të gishtave, Dashtevski tha se nuk e di nëse ka filluar procedura për furnizimin e tyre, por nëse nuk është, sepse është sipas ligjit, do të inicohet.
Tre nga anëtarët e KSHZ-së mbesin edhe më tutje në pozitat e tyre – Boris Kondarko dhe Radica Risteska, të cilët janë propozuar nga LSDM-ja dhe Ditmire Shehu, e cila vjen në propozim të BDI-së, dhe është nënkryetari i tanishëm i KSHZ-së, si dhe në mandatin që përfundon sot.
Anëtarët e rinj të KSHZ-së janë Dashtevski, Boban Stojanovski i propozuar nga VMRO-DPMNE, Oliver Ristovski në propozim të LSDM-së dhe Krenar Loga nga Aleanca për Shqiptarët.
Sot u skadoi mandati tashmë ish kryetarit të KSHZ-së Oliver Derkoski dhe Elizabeta Postoloska, të cilët ishin propozuar nga VMRO-DPMNE-ja, Janake Vitanovski i propozuar nga LSDM-ja dhe Enver Salihi nga Besa.